Një rast makabër dyshohet se ka ndodhur pak çaste më parë në fshatin Stanovc të Vushtrrisë,
dy persona dyshohet se janë vrarë pas të shtënave me armë në këtë fshat.
Sipas burimeve të KosovaNews dorasi fillimisht e ka qëlluar me armë punëtoren e tij në furrë , dhe më pas veten.
Dy persona kanë mbetur të vdekur në Stanovc të Komunës së Vushtrrisë.
Lajmin për KosovaNews e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.
Sipas tij, informacionet e para janë që një person fillimisht e ka privuar nga jeta një grua e më pas edhe veten.
“Konfirmojmë që janë dy viktima nga të shtënat me armë zjarri. Sipas informacioneve të para një person ka privuar nga jeta një grua e më pas edhe veten. Prokurori dhe policia janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Preteni.
Në vendngjarje janë gjetur disa gëzhoja që dyshohet se janë përdorur në këtë krim.
“Janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë janë duke u hetuar të gjitha rrethanat që kanë quar në këtë ngjarje të rëndë”.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një numër të madh të forcave të policisë që kanë rrethuar zonën, ndërsa banorët e shqetësuar janë mbledhur përreth, të tronditur nga ajo që ka ndodhur.
Një autoambulancë është parë në vendngjarje, por fatkeqësisht mjekët vetëm kanë konstatuar vdekjen e dy personave.
KosovaNewsi ka parë foto të vrasjes, në të cilën shihet se akti ka ndodhur brenda objektit por jo brenda furrtarisë.
Megjithatë, policia ende nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare mbi motivin e kësaj tragjedie.
Kjo është vrasja e dytë që trondit Vushtrrinë brenda 24 orëve, pasi vetëm një ditë më parë një 19-vjeçar u vra në rrethana të tjera.
Hetimet mbi rastin po vazhdojnë dhe priten më shumë detaje në orët në vijim.