Misioni i Gjermanisë në NATO kanë shkruar për vizitën që ambasadori, Andreas von Geyr, ka bërë në Kosovë bashkë me Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte.
Misioni i Gjermanisë në NATO thotë se për 25 vite, KFOR-i ka ndihmuar forcimin e sigurisë në një rajon jostabil.
“Këtë javë, ambasadori von Geyr dhe homologët e tij në NATO kanë realizuar një vizitë në KFOR, një mision i Aleancës në të cilin Gjermania ka kontribuar që nga fillimi i vitit 1999”, thuhet në faqen zyrtare.
Tutje, misioni gjerman në NATO thekson faktin se Gjermania ka riforcuar kontingjentin e vetë në KFOR në vitin e fundit me rreth 300 trupa.
“Në kohë veçanërisht sfiduese, ne mbetemi fort të përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në këtë pjesë të kontinentit tone”, përfundon shkrimi i Misionit të Gjermanisë në NATO.
For over 25 years, #KFOR has helped to foster security in an instable region. This week, Ambassador von Geyr and his #NATO counterparts paid a visit to KFOR, an Alliance mission in which Germany has participated since the very beginning in 1999. 1/2 pic.twitter.com/dxzSfQ4qfT
— Germany at NATO (@GermanyNATO) March 12, 2025