Sot mbushen 25 vjet nga vrasja e dëshmorit të UÇK-së, Cen Dugolli.
Ai ishte njëri ndër veprimtarët e parë të rezistencës i cili u vra në burg nga regjimi serb më 17 gusht të vitit 1998.
Dugolli vdiq nga torturat e shumta që i bënë policët serb por asnjëherë nuk u dorëzua e nuk tregoi për veprimet çlirimtare që po përgatisnin shokët në ilegalitet.
Në çdo përvjetor familjarë , miq e bashkëluftëtarë e përkujtojnë dëshmorin Cen Dugolli me homazhe te varri i tij, në varrezat e dëshmorëve, në Ferizaj.
Bashkëshortja dhe fëmijët për disa vite me radhë jetojnë në Francë.



