KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 22 projekte do të realizohen në Gjilan në vlerë rreth 13 milionë eurosh
Ekonomi

22 projekte do të realizohen në Gjilan në vlerë rreth 13 milionë eurosh

Kosova News
Kosova News 11:18 -03/01/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se 22 projekte do të realizohen në Gjilan në vlerë rreth 13 milionë euro.

Sipas njoftimit, gjatë vitit paraprak Drejtoria për Zhvillim Ekonomik ka shënuar përparim të jashtëzakonshëm sa i përket tërheqjes së investimeve dhe realizimit të aktiviteteve të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik lokal dhe ngritjen e standardit të jetesës së qytetarëve të komunës së Gjilanit.


Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se sa iu përket investimeve kapitale, janë gjithsej 22 projekte të reja infrastrukturë publike dhe sociale të cilat do të realizohen në bashkëfinancim me komunën e Gjilanit dhe me mbështetjen financiare nga niveli qendror dhe donatorë të cilat kapin vlerën prej 12 913 448.72 eurosh.


DZhE-ja do t’i bashkëfinancojë projektet prioritare në vlerë prej 5 827 087.99 eurosh nga të cilat 7 086 360.73 euro do të financohen nga donatorët.
I pari i komunës tregoi se gjatë vitit 2024 kishte filluar inicimi i projektit ndërtimi i Stacionit të Autobusëve në Gjilan, në vlerë prej rreh një milion dhe është nënshkruar kontrata.


“Ky projekt madhor do të jetë një epokë e re për transportin, ku do të kemi një stacion modern. Kohëzgjatja e përfundimit të këtij projekti është për dy vjet”, tha Hyseni, thuhet në njoftimin e komunës.
Ai më tej shtoi se disa prej projekteve të investimeve kapitale sipas marrëveshjeve me donatorë janë planifikuar të realizohen për periudhën dy-vjeçare dhe priten të përfundojnë sivjet.


Kryetari i Gjilanit tha se Kult Qendra në lagjen Dardania, është në ekzekutim të punëve. Kjo po i shton vlerë kësaj fushe në Gjilan. Vlera e saj është 1.2 milion euro.


Sipas tij, edhe zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës “Hamdi Kurteshi” është në ekzekutim të punëve. Projekti është 2.4 milionë dhe është kryer rreth gjysma e punëve të kolektorit dhe punimet po vazhdojnë.
“Fundviti erdhi me super investim në Gjilan.

Nënshkruam kontratën me vlerë prej rreth 2.7 milionë euro, po rinovojmë Palestrën e Sporteve, duke u ofruar sportistëve tanë kushte të shkëlqyera për t’u stërvitur, për të shkëlqyer dhe për të na bërë krenarë”, tha Hyseni.


I pari i Gjilanit tregoi në proces është edhe impianti për trajtimin e ujërave të zeza në qytet dhe së shpejti pritet të nisin punimet, pas shpronësimeve. Shumë qytetarë preken nga ky projekt i cili do të jetësohet.
Kryetari tregoi edhe për asfaltimin e rrugës në fshatin Haxhaj, terrenet sportive. Kanalizimi fekal Livoç të Poshtëm – Livoç i Epërm- Lagjja Kodra e Thatë. Ai përmendi edhe mini parqet, terrenet sportive në fshatin Mihyr. Projektin Smart Citz (Neutral Host).


Në tri shkolla janë bërë investime në infrastrukturë e laboratorë si: ShFMU “Abaz Ajeti” ShFMU ‘’Rexhep Elmazi’’. ShMT “Mehmet Isai”.


Sipas tij, asfaltimi i rrugës nga fshati Dobërçan-Pogragjë ka përfunduar  prej 3.7 kilometrash. Në fshatin Malishevë po vazhdon faza e 2, asfaltimi i rrugës në fshatin Kokaj dhe rruga Llovcë – Ranatovcë.


Kryetari i Gjilanit, tha se komuna për vitet 2023 dhe 2024 ka përkrahur bizneset e reja dhe ato ekzistuese të grave me mjete financiare me vlerë 248,000.00 euro. Kjo ka për synim kryesor zhvillimin e ekonomisë lokale përmes mbështetjes për bizneset ekzistuese dhe krijimin e bizneseve të reja duke ofruar mbështetje në ngritjen e kapaciteteve për bizneset ekzistuese, avancime të reja teknologjike në pajisje dhe makineri të nevojshme në procesin e punës.


“Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, me qëllim të përkrahjes dhe subvencionimit të bizneseve të reja dhe atyre të grave ndërmarrëse ekzistuese për vitin 2025 ka planifikuar në ndajë 220,000 euro”, tha Hyseni.

Gjithashtu lexoni:

AUV ndalon importin e gjedheve dhe lëkurës së tyre nga Italia pas shpërthimit të sëmundjes LSD

KRU “Prishtina” thirrje konsumatorëve: Shfrytëzojeni ujin në mënyrë racionale

Prodhimi për orë pune në Shqipëri 35% më i ulët se mesatarja rajonale, ja ku renditet Kosova

Vendoset sot gurthemeli i çerdhes në Bardhosh-Prishtin

Kurti: Po bëhet investimi më i madh ndonjëherë në “Kosova B”

Kosova News 03/01/2025 03/01/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
30°C
Pristina
scattered clouds
30° _ 30°
39%
4 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
37 °C

Lajmet e Fundit

Messi pritet të largohet nga Inter Miami
22:05 -30/06/2025
Hasani: Vendimi i Kushtetueses nuk është i qartë për politikën
21:31 -30/06/2025
ZRRE-ja nuk ndryshon qëndrim, përgatit ankesë ndaj Komerciales
21:04 -30/06/2025
Bayern Munich futet seriozisht në garë për transferimin e yllit të Liverpoolit
20:35 -30/06/2025
I përkeqësohet gjendja shëndetësore gjatë udhëtimit, vdes një 62-vjeçar në Gjilan
20:01 -30/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?