Në Gjilan janë ndërmarrë hapat e parë konkretë drejt realizimit të Parkut Industrial, pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) dhe Komunës së Gjilanit.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja Mimoza Kusari-Lila dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në vazhdën e vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpalljen e kësaj zone si Park Industrial.
Ky projekt synon të krijojë kushte më të favorshme për investime, të nxisë zhvillimin ekonomik lokal, të rrisë kapacitetet prodhuese dhe të kontribuojë në hapjen e vendeve të reja të punës. Ai gjithashtu bazohet në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm dhe mbrojtjes së mjedisit.


