KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Me nga 21 vjet burgim dënohen të akuzuarit për vrasjen te “Kafet e vogla” në Prishtinë
Siguri

Me nga 21 vjet burgim dënohen të akuzuarit për vrasjen te “Kafet e vogla” në Prishtinë

Kosova News
Kosova News 10:07 -13/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dhënë dënim me 21 vjet burg Agron Vllasaliut dhe Arlind Ahmetit për vrasjen e Nehar Sahitit në vitin 2017 në Prishtinë.

Alban Ajvazi kryetar i trupit gjykues ka thënë se të akuzuarit dënohen me 21 vjet burg.

“Të njëjtit gjykata i dënon me 20 vite burgim (v.j për vrasje të rëndë në bashkëkryerje) dhe veprën penale armëmbajtje pa leje gjykata dënon secilin veç e veç me një vit e gjashtë muaj burgim. Konform nenit 13 të akuzuarve i shqipton dënim të akuzuarve i shqipton dënim unik prej 21 viteve burgim, secilit veç e veç nga 21 vite burgim. Të akuzuarve u vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit”, ka thënë ai.

Gjykata Themelore në Prishtinë e kishte dënuar me 17 vjet të akuzuarin Ahmeti për shtytje në vrasje dhe armëmbajtje pa leje në prill të 2019-tës.

Gjykimit i kishte ikur i akuzuari Vllasaliu, që është ekstraduar për në Kosovë më 2021-tën. Por, pas ankesës së mbrojtësit të të akuzuarit Ahmeti në Gjykatën e Apelit, rasti ishte kthyer në rigjykim po atë vit.

Prokuroria i akuzonte të dy për vrasje të rëndë në bashkëkryerje dhe armëmbajtje pa leje.

Aktakuza e Prokurorisë Themelore Prishtinë e ngritur vitin e kaluar pohonte se Agron Vllasaliu pas marrëveshjes paraprake me Arlind Ahmetin e ka vrarë me armë zjarri Nehar Sahitin duke ua rrezikuar jetën edhe pesë të dëmtuarve të tjerë që morën edhe lëndime.

Pretendimi i prokurorisë ishte se më 24 nëntor 2017 afër lokalit Francisko në rrugën “Fehmi Agani” në kryeqytet, pasi i akuzuari Ahmeti ka shkëmbyer fjalë me vëllezërit e të ndjerit, Vllasaliu e ka hapur xhamin e veturës në të cilin po qëndronte dhe ka shtënë dy herë me armë zjarri me ç ‘rast Sahiti nuk i mbijetoi plagëve e u plagosën edhe pesë persona e tjerë.

Gjithashtu lexoni:

Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok

Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes

Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00

Policia jep detaje mbi aksidentin që i mori jetën Fatjon Bunjakut

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile

Kosova News 13/12/2022 13/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok
14:41 -07/06/2026
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore
13:51 -07/06/2026
Një qytetar në Shtime dëmton fletëvotimin e tij, tenton të votojë në emër të bashkëshortes
13:47 -07/06/2026
Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë
13:43 -07/06/2026
Ky është numri i votuesve deri në ora 13:00
13:38 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?