Nëse gjithçka do të ishte e përsosur, atëherë nuk do të mësoje asnjëherë dhe nuk do të rriteshe asnjëherë -Beyonce
Të jeni mirënjohës për kohët e vështira në jetë, sepse ato ju kanë bërë atë që jeni sot – Leonardo Di Caprio
Gjej se cila është dhuntia jote dhe ushqeje, gjithmonë – Katy Perry
Ndiq ëndrrat dhe mos lejo askënd të të ndalë. Kurrë mos thuaj kurrë – Justin Bieber
Bëj atë gjë që ti mendon se nuk mund ta bësh. Dështo duke e bërë. Përpiqu prapë – Oprah Winfrey
Je me fat që je i ndryshëm nga të tjerët. Mos ndrysho asnjëherë – Taylor Swift
Ji i lumtur me veten tënde. Dashuroji të metat e tua. Zotëroji frikërat e tua – Ariana Grande
Ji i përulur, i uritur dhe përpiqu të jesh gjithmonë ai që punon më shumë – Dwayne Johnson
Asgjë në jetë nuk vjen kollaj. Çdo gjë arrihet me sakrificë – Rihanna
Nuk mund të trokasësh në portën e shansit, dhe të mos jesh gati – Bruno Mars
Ndiq pasionin, ji i vërtetë me veten tënde – Ellen Degeneres
Më shumë mëson nga dështimi, se sa nga suksesi – Jay Z
Gjëja kryesore në jetë, është se gjithmonë merr atë që jep – Adele
Nëse rri duarkryq, ajo që dëshiron nuk do të ndodhë asnjëherë – Matt Damon
Të gjithë ata që më rrëzojnë, thjeshtë më frymëzojnë për të bërë më mirë – Selena Gomez
Dështimet janë pafundësisht më të dobishme se sa suksesi, për të mësuar – George Clooney
Beso dhe puno fort, dhe të gjithë ëndrrat do të të realizohen – Lady Gaga
Bëhu peshkaqeni. Duhet të vazhdosh të ecësh. Nuk mund të ndalesh.- Brad Pitt