KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “20 kg drogë nga Kukësi në Prizren”, rrëfimi i 25-vjeçarit që e shkatërroi tregtia e narkotikëve
Lajme

“20 kg drogë nga Kukësi në Prizren”, rrëfimi i 25-vjeçarit që e shkatërroi tregtia e narkotikëve

Kosova News
Kosova News 23:34 -01/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Në një rrëfim të drejtpërdrejtë nga burgu një i ri 25-vjeçar flet për përvojën e tij me drogën – nga përdorimi i parë në moshën 16-vjeçare, deri te përfshirja në shpërndarjen e sasisë së konsiderueshme të marihuanës dhe kontaktet me botën e narkotikëve përmes aplikacioneve të rrjeteve sociale.

Ai ishte përdorues, por shumë shpejt u bë pjesë e zinxhirit të shitjes.

“E merr 2 euro gramin, e shet 10. Bon pare pak. Kam dashtë me ia marrë paret njerit, me e lanë pa pare”, rrëfen ai pa ndrojtje për RTV Dukagjinin.

Sipas tij, përmes një sasie prej 20 kilogramësh marihuanë, të cilën e kishte siguruar për 26 mijë euro, përfitoi mbi 70 mijë euro duke shpërndarë përmes rrjetit të tij njerëzish që i quante “ushtarë”.

Ai vetë nuk e sheh veten si diller, por më shumë si përdorues që “shiste për të pasur çfarë të konsumonte vetë”.

Krahas marihuanës, ai pranon se kishte përdorur edhe kokainë.

“E kam marrë për me nejt qut, aktiv, me prit mysafirë. Ka gjysmë grami, një gram… më mbante zgjuar 24 orë,” tregon ai, duke sqaruar efektet e fuqishme psikoaktive të substancës dhe ndikimin e saj në sjelljen dhe përditshmërinë e tij.

Në këtë rrëfim, ai shpjegon se si tregtia me drogë nuk është vetëm çështje fitimi, por edhe një cikël që vështirë se thyhet.

“Të bën me u shty me njerëz të këqij, me u marrë me veresi, me pritje. Krejt vijnë me kërku mallin”, shprehet ai.

Tutje ai tregon për tregtinë që bëhet nëpër rrjete sociale, me emra anonimë e nofka të koduara, ku “snapchat-i” është bërë vendi kryesor i marrëveshjeve.

Për vite me radhë, ai pretendon se ka shpërndarë deri në 100 kilogramë marihuanë dhe ka qenë dëshmitar i tregtisë aktive me kokainë dhe substanca të tjera në vende të frekuentuara nga të rinjtë.

“Kokaina të shtin në minus, në tokë të bjen. Edhe miliarderi me kanë, e humb”, thotë ai, duke reflektuar për pasojat afatgjata.

Përkundër gjithçkaje, ai deklaron se është penduar.

“Jam pendu. Si të dal, dua me punu në autolarje, me la makina. As nuk pi, as nuk përdori. Kush shet, kam me spiunua. Nuk dua më me hy në burg”, shprehet ai.

Por sa është kjo pendesë e sinqertë, mbetet pyetje e hapur për ekspertët e fushës.

Sociologët dhe psikologët e shohin rikthimin në jetë normale si proces të gjatë dhe të pasigurt, sidomos nëse mungon mbështetja institucionale dhe familjare.

Ky rrëfim nuk është i vetmi. Sipas tij, shumë të rinj në qytete të ndryshme janë të përfshirë në këtë rrjet të fshehtë, me qindra gramë që shpërndahen çdo javë nëpër kafene, lokale nate dhe rrugë të qyteteve, larg syrit të organeve të rendit.

Ai beson se 90% e të rinjve janë përdorues.

“Ka sa të duash. Kur ke pare, i ke të gjitha”, thotë ai.

Gjithashtu lexoni:

Kandiq: Deklaratat e ministres serbe tregojnë se ideologjia e spastrimit etnik nuk ka vdekur

MBPZhR: Nuk kemi premtuar publikimin e analizave më 13 korrik

Ministria e Sportit dhe Rinisë ndan afro 400 mijë euro për bileta aeroplani

Mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 30°C

Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd

Kosova News 01/08/2025 01/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Tentuan të shisnin 21 prona me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona në Mitrovicë
20:57 -16/07/2026
Policia e Kosovës dhe KFOR-i diskutojnë gatishmërinë për sezonin veror
20:08 -16/07/2026
Rama: Kemi reaguar nëpërmjet ministrit të Jashtëm ndaj deklaratave të ministres serbe
18:39 -16/07/2026
Pas deklaratës së Paunoviqit, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
18:30 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?