Policia e Kosovës ka njoftuar se u është shqiptuar gjobë për kundërvajtje prej 200 eurosh ndaj dy shoferëve në Ferizaj që ishin duke i drejtuar veturat nën ndikim të alkoolit.
“Gjobë ndaj dy shoferëve që drejtuan veturat nën ndikim të alkoolit në Ferizaj. Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, sot rreth orës 05:00 të mëngjesit, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në fshatin Babush të Ferizajt kanë ndaluar shoferët SH.B (M/K) i moshës 40 vjeçar dhe G.SH(M/K) i moshës 37 vjeçar, të cilët po drejtonin veturat e tyre nën ndikimin e alkoolit. Ndaj tyre, policia iu shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje 200 euro, 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka apeluar tek shoferët e automjeteve që mos të drejtojnë ato nën ndikimin e alkoolit.
Në njoftim thuhet se veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.
“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës.


