KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Shi” fosfori mbi Bakhmut, Ukraina publikon videon: Rusia po djeg civilët
Botë

“Shi” fosfori mbi Bakhmut, Ukraina publikon videon: Rusia po djeg civilët

Kosova News
Kosova News 21:34 -06/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ukraina ka akuzuar Rusinë se ka sulmuar qytetin e Bakhmutit me bomba me fosfor. Duke publikuar pamje të filmuara me dron, Kievi zyrtar thotë se qyteti i rrethuar u mbulua me një shi bombash.

Armët me fosfor të bardhë nuk janë të ndaluara, por përdorimi i tyre në zona civile konsiderohet si krim lufte. Ato krijojnë zjarre që përhapen me shpejtësi dhe janë shumë të vështirë të shuhen. Rusia është akuzuar edhe më parë se ka përdorur bomba të tilla.

Trupat ruse po përpiqen prej disa muajsh tashmë të marrin në kontroll Bakhmutin, pavarësisht pikëpyetjeve për vlerën strategjike të tij. Sipas zyrtarëve të shteteve perëndimore, mijëra ushtarë rusë kanë humbur jetën në këtë përpjekje.

Në një postim në Twitter, Ministria ukrainase e Mbrojtjes tha se sulmi me fosfor ishte kryer në zona të papushtuara në Bakhmut, për të shkaktuar zjarre. Sipas forcave speciale ukrainase, synimi i ushtrisë ruse është shkatërrimi i qytetit.

Autoritetet vendase nuk dhanë sqarime se kur ndodhi sulmi, por vetëm publikuan pamjet. Rusia është akuzuar se ka përdorur bomba me fosfor edhe në Mariupol dhe qytete të tjera përgjatë 15 muajve të luftës. Moska nuk i ka pranuar kurrë këto akuza.

Fosfori i bardhë është një substancë e ngjashme me dyllin, që merr flakë sapo bie në kontakt me oksigjenin, duke shkaktuar zjarr dhe tym. Zjarri i krijuar arrin temperaturë deri në 800 gradë celsius dhe mund të shkaktojë dëme të rënda te njeriu.

Sipas Human Rights Watch, lënda kimike është përdorur vazhdimisht në 15 vitet e fundit, përfshirë edhe nga forcat amerikane në Siri dhe Irak, gjatë luftimeve kundër ISIS. Edhe pse nuk futet tek armët e ndaluara nga ligjet ndërkombëtare, disa mendojnë se përdorimi pranë zonave të populluara me civilë është i ndaluar.

Bakhmuti ishte një qytet me 80 mijë banorë, të cilët sot janë larguar thuajse të gjithë prej aty. Në qytet raportohet se kanë luftuar trupat mercenare të Wagner, por shefi i tyre, Yevgeny Prigozhin, deklaroi të premten se më 10 maj do të tërhiqet, për shkak të mungesës së armatimit.

Gjithashtu lexoni:

Trump flet për Ukrainën në Katar: “Sot, ndoshta nesër, apo të premten mund të vijnë lajme shumë të mira”

BE-ja miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

Trump: “E mundur të shkoj në Turqi për samitin e Ukrainës”

Samiti që tronditi Lindjen e Mesme: SHBA heq sanksionet, Siria drejt kthimit në skenën botërore

Zelensky kërkon ndihmë nga Trumpi për të siguruar takimin me Putinin në Turqi

Kosova News 06/05/2023 06/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
clear sky
8° _ 6°
77%
1 km/h
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
16 °C
Mon
15 °C

Lajmet e Fundit

Bologna mposht Milanin dhe fiton Kupën e Italisë
23:09 -14/05/2025
Galatasaray fiton Kupën e Turqisë
23:05 -14/05/2025
Istogu e fiton finalen e parë
22:21 -14/05/2025
Divizioni i Ushtrisë së ShBA-së do të vendoset në Aeroportin e Gjakovës
21:54 -14/05/2025
Albion Rrahmani shënon në finalen e Kupës së Çekisë
21:30 -14/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?