Drejtoria për hetimin e Krimeve Ekonomike e cila vepron ne kuadër të Policisë së Kosovës, gjatë ditës së sotme ka organizuar një operacion në rajonin e Pejës, ku deri më tani mësohet për të paktën një të arrestuar, raporton KosovaNews.
Sipas burimeve të KN, rasti ka të bëjë me falsifikim të parave.
Gjatë bastisjes të shtëpisë së të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar para të falsifikuara shuma e të cilëve nuk dihet ende.
KosovaNews do t’ju mbaj të informuar në lidhje me rastin.
Kujtojmë së KosovaNews, gjatë ditës ka raportuar edhe një aksion tjetër të po të njëjtës drejtori në Kaçanik, ku u arrestuan tre zyrtarë të Postës nën dyshimin e keqpërdorimit të detyrës./KN/
Lexo po ashtu:
Lexo po ashtu: