KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PËR HERË TË PARË Kosova ftohet në Konferencën COP28!
Politikë

PËR HERË TË PARË Kosova ftohet në Konferencën COP28!

Kosova News
Kosova News 18:34 -27/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar ftesën zyrtare nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed Al Nahyan, për takimin e liderëve në kuadër të Konferencës COP28. COP (Konferenca e Palëve) është konferencë e rregullt vjetore e nivelit të lartë e organizuar nga Kombet e Bashkuara me fokus në ndryshimet klimatike.

Është hera e parë që Kosova ftohet në takimin e liderëve të COP-it, që nga themelimi i kësaj iniciative.

Me këtë rast, Presidentja Osmani priti në takim Ambasadoren jorezidente të Emirateve të Bashkuara Arabe, znj. Nabila Al Shamsi, e cila ia dorëzoi personalisht ftesën për këtë konferencë. Presidentja Osmani theksoi se ky është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën, duke qenë se është hera e parë që Republika e Kosovës po ftohet zyrtarisht dhe po trajtohet si palë e barabartë. Ajo theksoi se Kosova ka gatishmëri të plotë për t’u angazhuar në mënyrë sa më aktive në çështjet që kanë të bëjnë me luftimin e ndryshimeve klimatike dhe se, si e tillë, Kosova duhet të jetë pjesë e çdo tryeze ku diskutohet për këtë temë jashtëzakonisht të rëndësishme e shqetësuese, jo vetëm për shtetin tonë.

Nikoqir i COP28 këtë vit janë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe konferenca do të mbahet në fund të nëntorit dhe fillim të muajit dhjetor të këtij viti.

COP28 është shndërruar tashmë në takimin kryesor të liderëve botërorë, në cilën diskutohen problemet dhe sfidat në fushën e ndryshimeve klimatike.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në

BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Kosova News 27/05/2023 27/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
64%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
32 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara
21:42 -04/08/2026
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në
21:39 -04/08/2026
Humbën rrugën në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistë në Shqipëri
20:35 -04/08/2026
BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë
19:51 -04/08/2026
Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
19:22 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?