KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish-kryeministri Isa Mustafa mori gati 87 mijë € pas përfundimit të mandtit, Ish-kryeparlamentari Krasniqi, mbi 173 mijë €
Politikë

Ish-kryeministri Isa Mustafa mori gati 87 mijë € pas përfundimit të mandtit, Ish-kryeparlamentari Krasniqi, mbi 173 mijë €

Kosova News
Kosova News 22:04 -13/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Nga ligji për përfitimet e ish zyrtarëve të lartë, kanë përfituar edhe ish-Kryeministrat e Republikës së Kosovës. 

Isa Mustafa, ish-Kryeministër i Kosovës nga tetori 2017 deri me janar 2023 ka realizuar 70 % të pagës së Kryeministrit, duke përfituar shumën totale neto afër 87 mijë euro.

Bashkë me ish-kryeministrin Mustafa, kanë përfituar edhe truproja dhe vozitësi i tij.

Feti Gashi, vozitësi dhe tash asistenti i Mustafës nga tetori 2017 deri në janar 2023 ka përfituar shumën totale neto mbi 27 mijë euro.

Agim Sponca, truproje i ish-Kryeministrit Mustafa për të njëjtën periudhë ka përfituar afër 25 mijë euro.

Sipas të dhënave zyrtare të Zyrës së Kryeministrit, sipas vendimeve secilit kabinet i takojnë nga 100 euro mbushje për stafin përcjellës. Kështu, Mustafa deri në shkurt 2023 ka shfrytëzuar 7.500 euro mbushje.

Ndërsa derivate të shprehura në litra, nga 2018 deri në 2022, ai ka shpenzuar 7 mijë e 147 litra.

Ish-Kryeministri Ramush Haradinaj, nga qershori 2020 deri më 30 mars 2021 ka përfituar shumën totale neto mbi 12 mijë euro.

Bashkë me të kanë përfituar truproja, vozitësi dhe asistenti i lartë i tij.

Afrim Ahmetxhekaj- truproja i Haradinajt nga qershor 2020 deri në janar 2023  ka përfituar shumën totale neto afër 13 mijë euro.

truproja i Hotit, Nderim Kadriaj nga maji 2022 deri me janar 2023 ka përfituar mbi 3 mijë euro.

Hoti gjithashtu në vitin 2022 ka shpenzuar 1 mijë e 63 litra derivate.

Privilegjet e ligjit për përftimet e ish-zyrtarëve të lartë nga ana e ish-kryetarëve të Kuvendit të Kosovës deri më tani i ka shfrytëzuar vetëm Jakup Krasniqi.

Krasniqi, nga viti 2015 deri në shkurt 2023, ka përfituar mbi 173 mijë euro pagë neto.

Ndërsa, ish-kryetari Kadri Veseli, i cili ishte në krye të Kuvendit në dy legjislatura gjatë periudhës 2014-2019, ka zgjedhur të mos përfitojë nga ky ligj.

Për më shumë, ndiqeni hulumtimin “Privilegjet e ish-Zyrtarëve të lartë”, në KTV, TVArta dhe “Betimi për Drejtësi”./

Gjithashtu lexoni:

Policia në Shtime gjen dhe sekuestron substancë narkotike

Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore

Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale

Kosova News 13/05/2023 13/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
61%
1 km/h
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
35 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Kryeprokurori i Shtetit nënshkruan marrëveshje me Institutin e Bazelit për gjurmimin dhe rikthimin e pasurive të paligjshme të Kosovës
10:07 -04/08/2026
Policia në Shtime gjen dhe sekuestron substancë narkotike
09:18 -04/08/2026
Kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë, kolona të gjata automjetesh në Morinë
08:55 -04/08/2026
Kurti e Abdixhiku takohen sot në Kuvend, PDK e Aleanca refuzojnë ftesën
08:50 -04/08/2026
Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën
23:38 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?