KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbyllet fushata elektorale, gati beteja para kutive të votimit
Rajon

Mbyllet fushata elektorale, gati beteja para kutive të votimit

Kosova News
Kosova News 22:02 -12/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Është mbyllur mbrëmjen e së premtes fushata elektorale. Kryeministri Rama ishte fillimisht në Shkodër të premten dhe më pas në Durrës, ndërsa Berisha dhe Meta, nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” zgjodhën Tiranën.

Nga Durrësi, kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur për fitore. Ai tha se Emiriana Sako do të fitojë me një diferencë të madhe krahasuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Igli Cara.

“Thonë që Rama shkon në Durrës se Emiriana Sako nuk del mirë në sondazhe. Sa për sondazhet dhe rezultatit, unë u them që të marrin të numërojnë sa njerëz kanë sot dhe ajo do jetë diferenca e rezultatit të dielën, mijëra e mijëra e mijëra vota diferencë mes Sakos dhe atij që nuk po e zëmë me gojë se kemi folur”, tha Rama.

Një mesazh pati edhe për ata votues që hezitojnë të votojnë PS. “Ata (referuar opozitës) do i braktisin në këmbim të diçkaje tjetër, nuk po them se do vijnë te PS se do më detyroni që të shkoj në PD dhe ta fillojmë nga e para, kjo nuk ndodh, por do çlirohet Shqipëria dhe nga ai makth. Ne ju themi atyre që hezitojnë, të vijnë me ne apo jo, shikoni sa bukur është të jesh me ne”, tha Rama.

Ndërkohë, Ilir Meta ishte i ashpër në fjalimin e tij në takimin përmbyllës të fushatës në Tiranës. Duke i quajtur kryebashkiakët “gomerë”, Meta tha se ato të gjithë kontrollohen nga një njeri dhe ai është kryeministri Edi Rama. Kur iu referua si “gomerë” tha se këtë emërtim ua ka vënë vetë Rama dhe ata e kanë pranuar, e pikërisht për këtë thotë se në 14 maj do duhet t’i jepet fund kësaj mënyre të qeverisjes vendore.

 “Një person i vetëm kontrollon 60 gomerë, përveç Shkodrës sonë historike. Rama si një kryeministër kriminel, u përpoq të devijonte llogaridhënien në këto 4 vite të 60 gomerëve të tij, siç ai e quan dhe ata e pranojnë, e duke vendosur Billboard me fytyrën e tij të qeshur dhe fytyrën time dhe të doktorit të mërzitur”, tha Meta.

Në anën tjetër, Berisha u shpreh i sigurt se ia kanë dalë të bindin shqiptarët për të votuar më 14 maj kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. “Kandidatët e primareve janë kandidatët e fitores, janë kandidatët e lirisë. Sonte është një natë e veçantë në historinë e përpjekjeve tona për liri e dinjitet. Ne ia dolëm të bindim shqiptarët. Ne ia dolëm të takojmë shqiptarët, të bisedojmë me ta, të vendosim së bashku me 14 maj të votojnë ndryshimin”, u shpreh Berisha.

Më tej, ai komentoi edhe fushatën e mazhorancës. “Sekti që kemi përballë e hapi fushatën me shpërthim dhe e mbylli me arrestim. E vazhdoi fushatën duke iu zotuar shqiptarëve se në Bruksel do të shkojë si vasal i Beogradit, vazhdoi fushatën me mashtrime se do të dyfishojë rrogat”, tha Berisha.

Dita e shtunë do të jetë heshtje zgjedhore. Të dielën procesi i votimit do të nisë në orën 7 dhe do të mbyllet në orën 19:00. Mbi 3 milionë e 600 mijë shqiptarë do të kenë të drejtën të hedhin votën e tyre për të zgjedhur drejtuesin lokal, i cili do t’i qeverisë ata për 4 vitet e ardhshme.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Spektakël delfinësh në Karaburun-Sazan, mahniten turistët

11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, kërkimet shtrihen në Dajt dhe Elbasan – vrasësi ende në arrati

Prokuroria kërkon paraburgim për tre persona për vrasjen e rëndë në Prizren

Kosova News 12/05/2023 12/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?