KosovaNews, gjatë ditës së sotme ka raportuar ekskluzivisht për arrestimin e dy pronarëve të kompanive të naftës, në komunën e Vushtrrisë nën dyshimin se kanë mashtruar qytetarët me karburante.
Ky raportim, është konfirmuar zyrtarisht nga vet Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë përmes një njoftimi.
Njoftimi i Plotë:
“Në bashkëpunim me Njësinë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion,
Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, në kuadër të Ministrisë së
Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në aksionin e zhvilluar të datës 11.05.2023, ka realizuar verifikimin e jashtëzakonshëm të shpërndarësve të karburantit, të instaluar në një nga pikat shitëse nërrugën Faruk Beqiri, në Vushtrri.
Pas verifikimit të katër dorezave të produkteve të naftës, është konstatuar se ka pasur shkelje si në vijim:
*Këputje të bllombës zyrtare, tek doreza ( 2A) të mjetit matës, i cili është vënë në funksion të keqpërdorimit, nga operatori ekonomik.
*Në tri dorezat e tjera të verifikuara të shpërndarësit të derivateve të
naftës, ka shmangie të konsiderueshme të sasisë. Procedimi i mëtutjeshëm i rastit në fjalë, vazhdon përmes organeve kompetente.”, thuhet në njoftim../KosovaNews/
Lexo po ashtu:


