Trembëdhjetë persona kanë vdekur pas zjarrit që shpërtheu në konviktin e një shkolle në Kinën qendrore, ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.
Zjarri vdekjeprurës ndodhi të premten në mbrëmje në një shkollë për fëmijë të vegjël në fshatin Yanshanpu, provincën Henan, shkruan BBC.
Menaxheri i shkollës është arrestuar dhe një hetim është duke u zhvilluar. Një person që ka mbetur i lënduar po trajtohet në spital dhe ndodhet në gjendje stabile.
Përmes kanaleve zyrtare nuk u dhanë detaje të mëtejshme për shkakun e zjarrit.


