Duke iu referuar lajmit të publikuar në Anadolu Agency , mediat në Turqi kanë publikuar artikuj me titullin “Kosova do të forcohet me dronët Bayraktar”, transmeton KosovaNews.
“Mjeti ajror i armatosur pa pilot Bayraktar TB2 (SİHA) vazhdon të bëjë krenare Turqinë. Bayraktar TB2, krenaria vendore dhe kombëtare e Turqisë, do të shfaqet në qiejt e Kosovës. Kërkesa ndërkombëtare për Bayraktar TB2 dhe Bayraktar Akıncı po rritet dita ditës.”, ka shkruar portali i njohur turk memurlar.net.

Ushtria e Kosovës ka marrë 5 Bayraktar TB2, pas kontratës së nënshkruar 7 muaj më parë., ka shkruar portali savunmatr.

Edhe portali “Türkiye”, që është njëra nga më të klikuarat në Turqi, ka publikuar artikullin duke thënë se interesi ndaj dronëve të Turqisë, dita e ditës po rritet.

Lexo po ashtu:


