KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 12 vjet burg për ferizajasin që tentoi të vrasë 4 persona të komunitetit jo-shumicë
Siguri

12 vjet burg për ferizajasin që tentoi të vrasë 4 persona të komunitetit jo-shumicë

Kosova News
Kosova News 11:56 -09/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të pandehurit F.I., për shkak të veprës penale në vazhdim “Vrasja e rëndë në tentativë”.

Trupi gjykues, pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar dhe pranimit të fajësisë, të pandehurin F.I., e shpalli fajtor dhe të njëjtit i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej 12 vitesh, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

I pandehuri F.I., akuzohet se:

I

Me datë 11 nëntor 2024, rreth orës 15:29 minuta, në rrugën “R.B.” në Ferizaj, me dashje, për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar ti privoj nga jeta fëmijët e moshës 10 vjeçare dhe 14 vjeçare, pjesëtar të komunitetit Ashkali, në atë mënyrë që derisa të dëmtuarat kanë qenë duke ecur rrugës, i pandehuri që ishte duke ecur në këmbë gjithashtu në drejtim të kundërt, pasi që i kalon të dëmtuara kthehet mbrapa dhe me hapa të shpejtuar ofrohet nga mbrapa dhe i godet disa herë në pjesën e shpatullave me një thikë kuzhine me mbishkrim “Berlinger House” me gjatësi 32 cm dhe gjatësi të tehut prej 19 cm, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, të dëmtuarës 10 vjeçare dhe atë plagë shpuese prerëse në anën e majtë të kraharorit, thyerje e brinjëve VI dhe VII të anës së majtë, plagë shpuese në vrigullin e poshtëm të mushkërisë së majtë, plagë prerëse shpuese në pjesën e majtë të diafragmës, të cilat kanë shkaktuar edhe grumbullim gjaku dhe ajri në zfgavrën e majtë të kraharorit, të cilat dëmtime janë shkaktuar nga veprimi mekanik i mjetit të mprehtë dhe me maje, të cilat kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit, kurse e dëmtuara 14 vjeçare i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe atë plagë prerëse në regjionin e shpatullës së djathtë të shkaktuara nga veprimi mekanik i mjetit të mprehtë të cilat kanë shkaktuar dëmtim të përkohshëm të shëndetit .

II

Ekziston dyshimi i bazuar mirë se me datë 11 nëntor 2024 rreth orës 15:30 minuta në rrugën “E.T.” në Ferizaj, me dashje për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin N.M., i moshës 32 vjeç, pjesëtar i komunitetit Egjiptian, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari ishte duke hyrë në kafiterinë “V.”, i pandehuri e godet me një thikë kuzhine me mbishkrim “Berlinger House” me gjatësi 32 cm dhe gjatësi të tehut prej 19 cm, duke e goditur në pjesën e kokës, qafës dhe faqes së djathtë të fytyrës  duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe atë plagë shqyese në regjionin muror të kokës, në regjionin e mjekrës, në anën e majtë të qafës dhe në faqen e djathtë të fytyrës, të cilat kanë shkaktuar dëmtim të përkohshëm për shëndetin.

III

Ekziston dyshimi i bazuar mirë se me datë 11 nëntor 2024, rreth orës 15:53 minuta në rrugën “H.S.” në Ferizaj, me dashje për shkak përkatësisë etnike, ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarin E.A.,  i moshës 29 vjeç, pjesëtar i komunitetit Romë, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari duke lëvizur në këmbë me një karrocë, i pandehuri afrohet dhe e godet me një thikë kuzhine me mbishkrim “Berlinger House” me gjatësi 32 cm dhe gjatësi të tehut prej 19 cm, në pjesën e kraharorit, nga të cilat goditje i shkakton lëndime të rënda trupore dhe atë plagë shpuese, prerëse në anën e djathtë të kraharorit, thyerje e brinjës së IV të anës së djathtë, dhe plagë prerëse në vrigullin e sipërm të mushkërisë së djathtë, duke i shkaktuar grumbullim gjaku dhe ajri në zgavrën e djathtë të kraharorit, të cilat lëndime kanë rrezikuar jetën në momentin e shkaktimit .

Konform nenin 366 paragrafi 5 dhe 6 lidhur me paragrafin 1 nën paragrafi 1.1 të KPPRK-së, të pandehurit i vazhdohet masa e paraburgimit deri kur aktgjykimi të merre formën e prerë, por jo më shumë se koha e dënimit të shqiptuar në aktgjykim.

Gjithashtu lexoni:

Snezhana Paunoviq ishte pjesë e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, në vitin 2018 ajo mbante poziten e u.d. Drejtoreshës së Institucionit Farmaceutik në Pejë

Dorëzohen prokurorët dhe gjyqtarët serbë në veri, pas 4 vitesh  tërheqin dorëheqjet dhe kërkojnë rikthim në vendin e punës

Gara shpejtësie në Prishtinë/ Policia gjobit dy shoferë me nga 500 euro dhe ua ndalon patentën për një vit

Aksion i Policisë në Skenderaj: Konfiskohen armë, thika, maskë dhe shufra metalike

Kontrolle në Burgun e Dubravës: Konfiskohet drogë, 9 telefona mobil dhe SIM-kartela

Kosova News 09/10/2025 09/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
scattered clouds
31° _ 31°
40%
2 km/h
Fri
30 °C
Sat
37 °C
Sun
36 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu dekoron grupin “Marigona” për kontributin në muzikën rock
19:00 -17/07/2026
Qeveria ndan mbi 255 mijë euro për tekstet mësimore për Luginën
18:56 -17/07/2026
Zana Spahiu, drejtoreshë e përgjithshme e RTK-së
18:22 -17/07/2026
Ministria e Mjedisit ua shkëput kontratat 20 pjesëtarëve të ish-“Mbrojtjes Civile”: Morën paga pa dalë në punë
18:08 -17/07/2026
Enver Dugolli emërohet zëvendësministër i parë në MPB-së
18:04 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?