“Dymbëdhjetë kompani vendore do të promovojnë prodhimet e tyre në Panairin “Swissbau 2024” në Zvicër ku së bashku me Kryeministrin Albin Kurti do të marrim pjesë në hapjen e panairit”, kështu bëri të ditur Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari
Ajo tha se këto dymbëdhjetë kompani i takojnë industrisë së drurit dhe produkteve tjera për ndërtim, për të cilat është siguruar hapësira ekspozuese prej 300m2, përmes mbështetjes financiare nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) në bashkëpunim me Shoqatën e Përpunuesve të Drurit në Kosovë ( SHPDK) me partnerë.
Ministrja Hajdari theksoi se do të vazhdojë me përkrahjen dhe promovimin e ndërmarrjeve të vendit me produkte me vlerë do të vazhdojë me mbështetje direkte përmes skemave financiare për rritjen e eksporteve, si dhe përmes organizimit dhe mbështetjes për pjesëmarrje në panaire të shumta të planifikuara edhe gjatë këtij viti.
Përmes një njoftimi në Facebook, Hajdari tregoj se cfarë ofron ky panair dhe u bëri thirrje të gjithë bashkatdhetarve që t’i vizitojnë prodhimet e kompanive vendore.
“Ky panair ofron një platformë të shkëlqyeshme për promovimin e produkteve të përpunimit të drurit dhe produkteve tjera për ndërtim nga kompanitë tona vendore, ndërkohë që u jep atyre mundësinë të njihen me trendet e industrisë ndërkombëtare dhe të zhvillojnë marrëveshje bashkëpunimi me kompani të jashtme, duke synuar rritjen e eksportit.
Presim bashkëatdhetarët tanë nga diaspora dhe biznesi vendor e ndërkombëtarë të vizitojnë prodhimet e kompanive tona në Panairin ” Swissbau 2024″ Hall 1.1, Booth no.A60, B60 dhe A90, Basel, Zvicër, nga data 16 deri 19 janar 2024 “.


