Forcës së Sigurisë së Kosovës nga sot i u shtua edhe një kuadër profesional i diplomuar për Polici Ushtarake.
Nëntogeri Korab Krasniqi ka përfunduar Akademinë Ushtarake në Bundeswehr të Gjermanisë, dhe nga sot kontributin e tij profesional të fituar në Akademinë Ushtarake në Gjermani do ta japë në Policinë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Zhvillimi i tij profesional në Akademinë Ushtarake, ndër më të fuqishmet në botë dhe më profesionale, do t’i shërbejë në të ardhmen në fushën ushtarake.



