Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, përcjell KosovaNews.
Kamberi e ka pritur ambasadorin Hill në Bujanoc.
Temat që u diskutuan mes tyre janë zhvillimet politike rajonale, kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët.
“Kënaqësi të mirëpres në Bujanoc ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, SH.T. Christopher Hill. Zhvillimet rajonale politike, kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët tonë, ishin temat për të cilat bashkërisht biseduam”, ka njoftuar Kamberi.
Derisa me ambasadorin Hill në Bujanoc është takuar edhe kryetarin e kësaj komune Nagip Arifi.
Arifi thotë se në takim u diskutua edhe për Marrëveshjen e Ohrit.
“Sot pata kënaqësinë që të pres Ambasadorin e SHBA-së në Beograd Sh.T. Christopher Hill, me të cilin biseduam për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike në vend, por edhe për zhvillimet rajonale, me theks të veçantë rreth Marrëveshjes së Ohrit”.


