KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Publikohet raporti i Bankës Botërore: Kosova e 37-ta në botë për barazi gjinore në biznes dhe ligj
Ekonomi

Publikohet raporti i Bankës Botërore: Kosova e 37-ta në botë për barazi gjinore në biznes dhe ligj

KosovaNewss
KosovaNewss 10:31 -12/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova është e 37-ta në botë për sa i përket infrastrukturës ligjore që mundëson barazinë gjinore në biznes, thekson Banka Botërore në raportin “Gratë, Biznesi dhe Ligji” për vitin 2023.

Për sa i përket përqindjes bazuar në barazinë mes burrave dhe grave, Kosova për këtë vit ka marr 91.9 pikë.

“Në nivel botëror, mesatarisht, gratë gëzojnë vetëm 77 për qind të të drejtave ligjore që bëjnë burrat dhe gati 2.4 miliardë gra në moshë pune në mbarë botën jetojnë në ekonomi që nuk u japin atyre të njëjtat të drejta si burrat. Megjithëse janë bërë arritje të mëdha në dekadat e fundit”, thekson Banka Botërore.

Në raport thuhet se do të duhen të paktën 50 vjet për t’iu qasur barazisë ligjore gjinore kudo në botë.

“Reformimi në mënyra që inkurajojnë gratë të kontribuojnë në ekonomi si ndërmarrëse do të barazojnë kushtet e lojës dhe do ta bëjnë ekonominë më dinamike dhe më elastike. Sipas ritmit aktual, do të duheshin të paktën 50 vjet për t’iu qasur barazisë ligjore gjinore kudo në botë. Në shumë vende, një grua që hyn në fuqinë punëtore sot do të dalë në pension përpara se të fitojë të njëjtat të drejta si burrat”, shton raporti.

Lëvizshmëria, vendi i punës, pagat, martesat, prindërimi, ndërmarrësia, asetet si dhe pensionet janë tetë komponentët në të cilën bazohet raporti.

Vendi ynë plotëson 100 për qind të kritereve përpos te pensionet që është 75 pikë dhe prindërimi i vlerësuar me 60 pikë.

Në këtë periudhë, vetëm 34 reforma ligjore të lidhura me gjininë u regjistruan në 18 vende – numri më i ulët që nga viti 2001. Rezultati mesatar botëror i këtij indeksi u rrit vetëm gjysmë pikë krahasuar nga viti në vit. Shumica e reformave u fokusuan për rritjen e nevojës së pushimit për prindërit, heqjen e kufizimeve në punën e grave dhe detyrimin e pagave të barabarta.

Përqindjen më të lartë të barazisë gjinore në vlerën e 100 pikëve e kanë shtetet si Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Islanda, Irlanda, Letonia, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Spanja dhe Suedia. Derisa më se keqi qëndrojnë Sudani, Jemeni dhe Gaza.

Gjithashtu lexoni:

Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë

Arrestohen dy persona për kultivim të drogës

Kusari-Lila: Çmimi i naftës mund të ulet në ditët në vijim, por vetëm me 1-2 centë

Peci nënshkuan kontratën për mirëmbjatjen e ndriçimit publik në të gjitha rrugët e Komunës së Mitrovicës

KosovaNewss 12/03/2023 12/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Vdekja e punëtorit në Prishtinë, Hoti: Përgjegjësia të shkojë deri në fund, do të nisim inspektime me dronë
22:50 -29/07/2026
Rriten tensionet në LDK, në prag të Kuvendit për shkarkimin e Abdixhikut
22:28 -29/07/2026
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”,  lëndohen shtatë persona
21:38 -29/07/2026
Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë
20:38 -29/07/2026
BE-ja qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim
20:07 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?