KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 11 komuna nuk kanë miratuar buxhetet për shkak të fushatës zgjedhore, Ibrahimi paralajmëron kolaps financiar
Politikë

11 komuna nuk kanë miratuar buxhetet për shkak të fushatës zgjedhore, Ibrahimi paralajmëron kolaps financiar

Kosova News
Kosova News 14:51 -26/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

E gjithë vëmendja tek fushata zgjedhore, kështu 11 komuna sipas drejtorit të Asociacionit të Komunave të Kosovës(AKK), Sazan Ibrahmi nuk kanë miratuar buxhetin.

Këto vonesa do të mund shkaktojnë pasoja të mëdha.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Ibrahimi tha se duke parë sfidat me të cilat do të ballafaqohen kanë bërë një kërkesë në Ministrinë e Financave.

“Komunat e Kosovës nga aspekti ligjor është dashur që deri më 30 shtator t’i miratojnë buxhetet e tyre komunale, mirëpo 11 komuna nuk kanë arritur që brenda asaj periudhe kohore t’i miratojnë projektbuxhetet komunale në komunat e tyre përkatëse. Mirëpo në anën tjetër mund t’i aprovojnë buxhetet e tyre komunale derisa të mbahet seanca e Parlamentit të Kosovës ku do të diskutohet dhe miratohet buxheti i tërësishëm i Kosovës. Ne si asociacion i kemi parë këto sfida, për këtë arsye iu kemi drejtuar Ministrisë së Financave me një kërkesë që t’ua mundësojnë komunave që buxhetet e tyre komunale t’i miratojnë pas zgjedhjeve komunale, sepse na ra që në shtator ta kemi fushatën parazgjedhore dhe në fund të shtatorit është dashur që komuna të miratojë buxhetet e tyre komunale”, ka deklaruar Ibrahimi.

Mirëpo Ibrahani thotë se nga niveli qendror nuk morën përgjigje.

“Duke marrë parasysh që të gjithë kryetarët e komunave, shumica absolute e ish-anëtarëve të kuvendeve komunale, ish-drejtorëve komunalë kanë qenë në fushatë zgjedhore, atëherë prioriteti nuk ka rënë në miratimin e buxhetit të komunave. Në anën tjetër, duke marrë parasysh që institucionet zgjedhore ende nuk janë funksionale, atëherë komunat e kanë mundësinë që t’i miratojnë buxhetet e tyre komunale me kuvendet e reja të dala pas zgjedhjeve të fundit lokale, mirëpo do të bie në diskrecion të Parlamentit të Kosovës, e kurdo që e mban seancën për buxhetin e Republikës së Kosovës. Duke marrë parasysh buxhetet komunale të cilat miratohen me vonesë, ne i kemi paraparë këto vështirësi, mirëpo niveli qendror nuk e ka parë të rrugës që të kthejë një përgjigje apo, duke marrë parasysh kërkesat e komunave drejtuar nivelit qendror. Tani, nëse situata politike në nivel vendi është siç është, do të thotë pa funksionim të nivelit qendror, buxheti i Kosovës në këtë situatë nuk e di si do të miratohet. Kur të miratohet buxheti i Kosovës, normalisht që miratohet edhe buxheti i komunave. Ne po shpresojmë që sa më shpejt që është e mundur të funksionalizohen institucionet e nivelit qendror në mënyrë që edhe komunat e Kosovës të mos mbesin pa buxhet”, shtoi ai.

Ibrahimi ka paralajmëruar se në mungesë të miratikit të buxheteve, vendi mund të përballet me kolaps financiar.

“Ne si Asociacion, kurdo që kemi mundësi gjatë amandamenteve të ligjeve, do të kërkojmë që nëse situata është e njëjtë si e këtij viti, atëherë t’u mundësohet komunave që pas zgjedhjeve lokale të fundit t’i miratojnë buxhetet e tyre komunale, në mënyrë që kryetarët e zgjedhur pas zgjedhjeve të fundit lokale dhe anëtarët e kuvendeve komunale të diskutojnë, të debatojnë e ta miratojnë buxhetin e komunës dhe me atë buxhet të punojnë vitin e ardhshëm. Kjo është më mirë sesa ashtu siç ka ndodhur këtë vit, që në shtator të kemi fushatë por edhe afatet ligjore për miratimin e buxheteve komunale. Nëse nuk kemi buxhet të Kosovës, atëherë normal që nuk do të ketë investime; nëse nuk miratohen afatet ligjore, i gjithë shërbimi civil në nivel vendi do të mbetet pa paga, pensionerët pa pensione, rastet sociale pa përkrahje sociale. Në bazë të legjislacionit në fuqi, nëse nuk i përmbahen afateve ligjore të përcaktuara me Ligjin e Financave Publike, atëherë shteti ynë do të jetë në një kolaps financiar komplet”, theksoi ai/eo/

Gjithashtu lexoni:

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Kosova News 26/10/2025 26/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur
19:44 -22/07/2026
Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog
19:25 -22/07/2026
Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara
18:26 -22/07/2026
Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 kantiere ndërtimi
18:19 -22/07/2026
Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm
18:00 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?