KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 11 ditë para zgjedhjeve lokale, Përparim Rama ua bën pa pagesë udhëtimin me “Trafik Urban” disa kategorive të qytetarëve të Prishtinës
Lajme

11 ditë para zgjedhjeve lokale, Përparim Rama ua bën pa pagesë udhëtimin me “Trafik Urban” disa kategorive të qytetarëve të Prishtinës

Kosova News
Kosova News 19:54 -25/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Përparim Rama, kryetari i Komunës së Prishtinës, ka marrë vendim që t’i lirojë nga pagesa e biletave të autobusëve të “Trafikut Urban” disa kategori të qytetarëve. Vendimi do të nisë të zbatohet 11 ditë para se të mbahen zgjedhjet lokale.

Sipas vendimit të datës 25.09.2025, kategoritë që lirohen nga pagesa nga data 01.10.2025 janë: stafi shëndetësor dhe ai administrativ, teknik e mbështetës në të gjitha institucionet shëndetësore në kryeqytet.

Po ashtu, të gjithë nxënësit e shkollave të mesme në kryeqytet, si dhe studentët e kryeqytetit.“Stafi mësimor dhe stafi administrativ, teknik dhe mbështetës i të gjitha institucioneve arsimore të kryeqytetit, përfshirë institucionet parashkollore; të gjithë punonjësit e administratës së Kryeqytetit te të gjitha niveleve, përfshirë institucionet vartëse të kryeqytetit” – janë dy kategoritë e tjera të liruara nga pagesa sipas vendimit të kryetarit Rama.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12.10.2025 dhe Rama është duke kandiduar për një mandat të dytë.Ky nuk është vendimi i vetëm që Rama ka marrë për lirimin nga pagesa të udhëtarëve të kryeqytetit në “Trafik Urban”. Nga data 17.03.2025, biletat ndërurbane të udhëtarëve që vijnë nga çdo qytet i Kosovës në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, janë duke u inkorporuar si bileta falas në transportin urban gjithëditor në kryeqytet.

Rama kishte thënë se me këtë organizim të ri të transportit publik, kryeqyteti do të ketë më pak vetura, më pak trafik, më pak ndotje ambientale dhe më shumë organizim dhe siguri.“Ky është edhe një hap tjetër i rëndësishëm në procesin e reformës për transportin publik në kryeqytet, nga i cili do të përfitojnë edhe qytetarët e kryeqytet.

Me këtë organizim të ri të transportit publik, kryeqyteti do të ketë më pak vetura, më pak trafik, më pak ndotje ambientale dhe më shumë organizim dhe siguri” – kishte shkruar Rama në Facebook më 17.03.2025.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve

Kos, e tronditur me deklaratat e ministres serbe për pastrim etnik në Kosovë

BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe

Mot i sot kryesisht i kthjellët, temperaturat deri në 30°C

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit

Kosova News 25/09/2025 25/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?