Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, gjatë një seance të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se bashkëshortja e tij Sala Shala, nuk e ka votuar, siç ka thënë ai “Zajedincën”.
Ndërkaq, këtë deklarim të deputetit Shala, e ka dematuar deputeti i LVV-së, Arbër Rexhaj, duke e publikuar me një video listën e deputetëve që e kanë votuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, në të cilën figuron edhe emri i bashkëshortës e deputetit Ferat Shala, Sala-Berisha Shala, shkruan KosovaNews.
Ferat Shala po ashtu. lidhur me këtë temë, iu drejtua kryeministrit Albin Kurti duke i thënë se “nuk të ka hije me u marrë me njerëz që nuk janë këtu”