KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kosovarëve i mbetet “në fyt” gëzimi -Demantohet lajmi për 640 mijë tonelata ari
Lajme

Kosovarëve i mbetet “në fyt” gëzimi -Demantohet lajmi për 640 mijë tonelata ari

Kosova News
Kosova News 16:45 -02/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Portali “hibrid.info”, që merret me verifikimin e lajmeve, ka bërë të ditur se disa media në gjuhën shqipe kanë publikuar artikuj me një pretendim që paraqet në mënyrë jo të saktë gjetjet e një raporti për prezencë të arit në nëntokën e fshatit Slivovë, në komunën e Prishtinës, përcjell KosovaNews.

Sipas këtij portali, përcjell KosovaNews, artikulli në këto media është publikuar me pretendimin se në këtë rajon janë zbuluar 640 mijë tonelata ari.

“Kompania britanike njofton se në dalje të Prishtinës janë 640 mijë tonelata ari”, janë titujt e publikuar në disa media, në artikujt e së cilave paraqiten gjetjet e një hulumtimit të kompanisë britanike për hulumtimin e minierave “Western Tethyan Resources”.

Megjithatë, në publikimin e kësaj kompanie nuk jepen të njëjtat shifra. Në këtë publikim thuhet se janë zbuluar 640 mijë tonelata xehe me potencial ekstraktimi të arit dhe jo ari i pastër.

Disa nga artikujt e publikuarra nga disa media kosovare:

Nga ajo që shihet në pretendimet e bëra përmes këtyre titujve, kuptohet se autorët e artikujve nuk i kanë analizuar deri në fund të dhënat e publikuara të raportit të kompanisë britanike “Western Tethyan Resources”. (shih këtu raportin)

Në pjesën ku bëjnë sqarime për rreth potencialit të burimeve të arit në nëntokën e këtij rajoni, në raport thuhet:

Zona kryesore në Slivova ka burime të përcaktuara në përputhje (NI 43-101) prej 640 kt @ 4,8 g/t ari për 98,700 ona.

Fotografi e shkëputur nga raporti i kompanisë britanike “Western Tethyan Resources”

Pra, në këtë raport thuhet se në rajonin e Slivovës parashihet të ketë 640 kt (kiloton) apo 640 mijë tonelata xehe me potencial që të përmbajnë 4.8 g/t (gram ari për tonelatë).

Dendësia e mineralit të arit matet me gram për ton, ose g/t. (shih këtu përshkrimin e shkurtesës “g/t”)

Nga kalkulimi që i kemi bërë i bie që, nga 640 mijë tonelata me prezencë të 4.8 gram ari për tonelatë, mund të ekstraktohen rreth 2.800 kg ari të pastër.

Analiza:

Disa media në gjuhën shqipe kanë publikuar artikull me pretendimin se në fshatin Slivovë në komunën e Prishtinës janë zbuluar 640 mijë tonelata ari.

Bazuar në raportin e publikuar nga kompania britanike për hulumtimin e minierave “Western Tethyan Resources”, thuhet se “Zona kryesore në Slivova ka burime të përcaktuara në përputhje (NI 43-101) prej 640 kt @ 4,8 g/t ari për 98,700 ona”.

Sipas këtij raporti, në rajonin e Slivovës parashihet të ketë 640 kt (kiloton) apo 640 mijë tonelata xehe me potencial që të përmbajnë 4.8 g/t (gram ari për tonelatë).

Pra, nuk bëhet fjalë për 640 mijë tonelata ari, por xehe me potencial ekstraktimi të arit dhe jo ari i pastër.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këta artikuj të publikuar nga mediat në gjuhën shqipe si “Përmbajtje e pa verifikuar”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Gjithashtu lexoni:

Mbi 23% e votave të diasporës të numëruara, prin VV-ja

MINT publikon çmimet e derivateve, nafta dy cent më lirë se dje

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike

KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete

Kosova News 02/03/2023 02/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Mbi 23% e votave të diasporës të numëruara, prin VV-ja
10:23 -14/06/2026
MINT publikon çmimet e derivateve, nafta dy cent më lirë se dje
10:13 -14/06/2026
Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?