KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 100 punonjës të OKB-së janë vrarë në Gazë
Botë

100 punonjës të OKB-së janë vrarë në Gazë

KosovaNewss
KosovaNewss 22:16 -10/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Më shumë se 100 punonjës të Kombeve të Bashkuara janë vrarë që nga fillimi i luftës në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, tha të premten agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA. Ky konflikt ka shkaktuar numrin më të lartë të vdekjeve të punonjësve të OKB-së, në një kohë kaq të shkurtër.Disa u vranë ndërsa prisnin në radhë për bukë; të tjerët vdiqën së bashku me familjet në shtëpitë e tyre, i tha agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë agjencisë së lajmeve Reuters.“Ndihem i dëshpëruar. U konfirmua se mbi 100 kolegë të agjencisë janë vrarë në 1 muaj. Prindër, mësues, infermierë, mjekë, staf mbështetës. Agjencia është në zi, palestinezët në zi, izraelitët në zi”, tha Philippe Lazzarini në platformën e mediave sociale X. Agjencia tha më vonë ae ishin vrarë 101 punonjës.“Ata dëshmojnë atë që po ndodh me popullin e Gazës. Ata punojnë për OKB-në”, tha Juliette Touma, Drejtore e Komunikimeve në agjencinë UNRWA. “Ata dhe çdo civil tjetër në Rripin e Gazës… nuk duhet të vriteshin kurrë”.Punonjësit e OKB-së në mbarë botën do të mbajë një minutë heshtje dhe flamujt do të ulen në gjysmështizë të hënën, tha organi global.Izraeli fajëson Hamasin për vdekjet e civilëve në Gazë, duke thënë se Hamasi e përdor popullsinë si mburojë njerëzore dhe fsheh armë dhe pajisje përreth spitaleve, objekte që janë goditur gjatë sulmeve.

Përveç Gazës, konflikti tjetër më vdekjeprurës për punonjësit e ndihmës së OKB-së ishte ai në Nigeri, në vitin 2011, kur një vetvrasës sulmoi zyrën e saj në Abuja, duke vrarë 46 punonjës.Konflikti i vazhdueshëm i Sudanit të Jugut la të vrarë 33 punonjës të OKB-së dhe 33 të tjerë u vranë në Afganistan në vitin 2009 ndërsa trupat amerikane luftuan kundër talebanëve, sipas të dhënave të “Aid Worker Security Database”, një platformë e financuar nga Shtetet e Bashkuara që harton raporte mbi incidentet e mëdha të sigurisë që prekin punonjësit e ndihmave.Sipas të dhënave, në Gazë janë vrarë edhe shtatë punonjës të tjerë, jo të OKB-së.E themeluar në vitin 1949, pas luftës së parë arabo-izraelite, agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë UNRWA ofron shërbime publike, përfshirë shkollat, kujdesin shëndetësor dhe ndihmën ushqimore. Shumë nga 5000 punonjësit e UNRWA-s që punojnë në Gazë janë refugjatë palestinezë.Rregullat për punonjësit e OKB-së, parashikojnë kompensim në rast vdekjeje, përfshirë disa kosto funerali dhe një pagesë vjetore për familjet.Por agjencia UNRWA, e cila kishte probleme financiare edhe para krizës aktuale, thotë se nuk është e sigurt as nëse mund t’i përballojë pagat për punonjësit deri në fund të vitit./VOA

Gjithashtu lexoni:

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal

Shtyhen bisedimet SHBA-Iran, Vance anulon udhëtimin në Zvicër

JD Vance kritikon Netanyahun: Duhet të përballeni me realitetin

Kush është negociatori që do të udhëheqë Iranin në fazën tjetër të bisedimeve me SHBA-në?

Zelensky: Nëse Ukraina digjet, edhe Moska do të digjet

KosovaNewss 10/11/2023 10/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal
16:21 -20/06/2026
Mbi 17 kilogramë marihuanë kapen në Kaçanik, arrestohen dy persona
16:09 -20/06/2026
Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Ozdrim të Pejës – përfundojnë në spital
15:44 -20/06/2026
Kërçeli i reagon Hotit për protestën pro gazit amerikan: Mbrojeni LDK-në, jo aleancën me SHBA-të
15:40 -20/06/2026
Pas Kamishit edhe Kryeziu kërkon rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së
15:30 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?