KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 10 muaj burg me kusht ndaj ish-zyrtares nga Vushtrria, pasi pranoi se nuk respektoi procedurat për regjistrimin e një personi
Siguri

10 muaj burg me kusht ndaj ish-zyrtares nga Vushtrria, pasi pranoi se nuk respektoi procedurat për regjistrimin e një personi

KosovaNewss
KosovaNewss 13:27 -04/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish- zyrtarja e Zyrës së Gjendjes Civile në Vushtrri, Hamide Uka, është dënuar me 10 muaj burgim me kusht, pasi një ditë më parë pranoi fajësinë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, duke thënë se për shkak të ngarkesës dhe volumit të madh të punës nuk ka respektuar procedurat ligjore për regjistrimin e një personi civil.

Aktgjykimi u shpall të martën në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, nga gjyqtari i rastit Mentor Hajraj.

Sipas aktgjykimit, dënimi prej dhjetë muaj burgim me kusht, nuk do të ekzekutohet nëse e akuzuara në afat prej 2 viteve nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit nuk do të kryejë ndonjë vepër tjetër penale, të natyrës së njëjtë apo më të rëndë.

Po ashtu, e akuzuara obligohet t’i paguajë shpenzimet e procedurës penale në shumë prej 20 euro, paushallin gjyqësor në shumë prej 20 euro, kurse në emër të fondit të kompensimit të viktimave shumën prej 50 euro.

Në shqiptimin e dënimit, gjykata si rrethana lehtësuese ka marrë pranimin e fajësisë nga e akuzuara Uka, faktin se e njëjta është person i shtyrë në moshë, pensioniste dhe me probleme shëndetësore dhe se e njëjta nuk është dënuar më parë, raporton Betimi për Drejtësi.

Ndryshe, një ditë më parë, e akuzuara Uka pranoi fajësinë për veprën penale që i vihej në barrë.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 24 maj 2022, ka ngritur aktakuzë kundër Hamide Ukës, me arsyetimin se më 6 maj 2019 duke shfrytëzuar pozitën zyrtare ose autorizimin, ka tejkaluar kufirin e autorizimit të saj, me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete ose për personin tjetër, gjegjësisht për personin Alban Basha.

Sipas aktakuzës, e njëjta në ditën e lartpërmendur, si zyrtare për regjistrimin civil të banorëve në Komunën e Vushtrrisë, me qëllim të regjistrimit në sistemin elektronik, ka futur të dhëna për personin Alban Basha, ndërsa nuk e ka respektuar procedurën lidhur me regjistrimin dhe lëshimin e ekstraktit të lindjes, e as procedurën e verifikimit dhe Udhëzimit Administrativ për regjistrimin civil, sepse nuk e ka bërë vështrimin në të gjitha librat, e as nuk e ka siguruar dokumentacionin e fotokopjuar, sipas procedurës e cila parashihet për regjistrimin e civilëve, e që ishte e obliguar ta bëjë para se të fillojë ekzekutimin e çfarëdo veprimi zyrtar.

Me këtë, akuzohej se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, par.1 të Kodit Penal.

Gjithashtu lexoni:

Ekskluzive: Blerim Isufaj jep urdhër për hetimin e procesit te urave të reja në Mitrovicë, i njëjti i kishte hequr urdhërarrestin Milan Radojçiqit

Aksident fatal në Sekiraçë të Podujevës: Përplasen traktor dhe veturë, humb jetën një person

Sveçla për zëvendësimet e komandantëve të Policisë: Çdo veprim që ngrit gatishmërinë, ne e përkrahim

Hudhet poshtë ankesa e Salih Mustafës se dënimi me 15 vjet burgim ndaj tij shkel Kushtetutën

Brahim Shatrolli emërohet komandant i Policisë në Lipjan

KosovaNewss 04/04/2023 04/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
14°C
Pristina
broken clouds
14° _ 12°
71%
4 km/h
Thu
24 °C
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C
Mon
33 °C

Lajmet e Fundit

Mazda 6e arrin në Evropë, çmime tronditëse krahasuar me Kinën
17:07 -10/07/2025
Sfida e TikTokut i kushton shtrenjtë adoleshentëve në Orlando, shqelmuan derën e fqinjit – kamera e sigurisë i filmoi dhe përfunduan në pranga
17:05 -10/07/2025
Gjermania e përgatitur të blejë sisteme Patriot nga SHBA-të për Ukrainën
17:01 -10/07/2025
Rubio thotë se SHBA-të dhe Rusia kanë shkëmbyer ide të reja për bisedimet e paqes në Ukrainë
16:57 -10/07/2025
Manchester City arrin marrëveshje personale me yllin e Ligës Premier
16:54 -10/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?