KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 10 km marshim, nis eksodi i familjeve nga qyteti i Gazës
Botë

10 km marshim, nis eksodi i familjeve nga qyteti i Gazës

Kosova News
Kosova News 11:23 -13/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në ditën e shtatë të luftës midis Izraelit dhe Hamasit, mijëra njerëz kanë lënë shtëpitë e tyre në qytetin e Gazës dhe po shkojnë në jug, pas paralajmërimit të ushtrisë izraelite se veriu i Rripit do të bëhet një zonë e operacioneve ushtarake.

Izraeli i paralajmëron 1.1 milion njerëz të largohen nga veriu i Gazës brenda 24 orëve

Është një marshim prej të paktën 10 kilometrash, i ndërmarrë nga familje të tëra. Ata që nuk kanë mjete transporti vazhdojnë në këmbë me bagazhet e tyre.

Mjekët dhe pacientët do të mbeten në zonën e rrezikut, në mungesë të ambulancave dhe zgjidhjeve adekuate për shtrimin në spital të të sëmurëve më të rëndë.

Hamasi i kishte bërë thirrje popullatës që të mos lëvizte, duke e cilësuar njoftimin e ushtrisë izraelite “propagandë”. Po kështu edhe OKB-ja kërkoi që të anulohej urdhri i evakuimit.

Hamasi mori përgjegjësinë për lëshimin e të paktën 150 raketave në Ashkelon, në jug të Izraelit, pasi ushtria izraelite i njoftoi popullatës së Rripit se po tërhiqej nga veriu i enklavës palestineze.

Hamasi i kundërpërgjigjet Izraelit pas urdhrit për zhvendosjen e 1.1 milion palestinezëve

Bombardimet e rënda izraelite goditën edhe Rripin e Gazës gjatë natës. Forcat izraelite goditën “750 objektiva ushtarakë mbrëmë, duke përfshirë tunele terroriste nëntokësore të Hamasit, komplekse dhe poste ushtarake, rezidenca të figurave të larta terroriste të përdorura si qendra komanduese ushtarake, depo armësh, dhoma komunikimi dhe kanë shënjestruar figura të larta terroriste”, tha Forca Ajrore Izraelite.

Izraeli thotë se ka hedhur 6,000 bomba, me peshë 4,000 tonë, në objektivat e Hamasit në Gaza në gjashtë ditë, duke goditur më shumë se 3,600 objektiva.  

Sipas burimeve të Hamasit, trembëdhjetë pengje, duke përfshirë disa të huaj, u vranë në sulmet izraelite në Gaza.

Shtëpia e Bardhë: Korridori humanitar për Gazën, gjëja e duhur për t’u bërë – Edhe populli palestinez është viktimë

Gjithashtu lexoni:

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit

Rama, Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës

Maqedonci dhe Hargreaves diskutojnë për forcimin e partneritetit në mbrojtje

Sonte gjysmëfinalja e Botërorit, Spanja apo Franca në finalen e madhe?

Kosova News 13/10/2023 13/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në Evropë, falë përparimit në sundimin e ligjit 
14:59 -15/07/2026
Helmimet nga ushqimi, QKUK-ja jep detaje të reja, shumë pacientë nga Hani i Elezit
14:29 -15/07/2026
Haxhiu takon sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së: Kosova duhet të marrë pjesë drejtpërdrejt në forumet ku diskutohet për të
13:54 -15/07/2026
Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre
13:17 -15/07/2026
Dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së
13:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?