KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zyrtari që shfrytëzon parkingun e Ministrisë për “rent a car”, reagon ministri Sveçla: Kam kërkuar nga Policia të fillojë hetimet, do të inicioj auditim për shkeljet  
Politikë

Zyrtari që shfrytëzon parkingun e Ministrisë për “rent a car”, reagon ministri Sveçla: Kam kërkuar nga Policia të fillojë hetimet, do të inicioj auditim për shkeljet  

Kosova News
Kosova News 12:42 -16/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Punëve të Bredshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se pas demaskimit e shpërfaqjen e keqpërdorimit të aseteve shtetërore nga një zyrtar përgjegjës i ministrisë, ka kërkuar nisjen e hetimeve nga Policia e Kosovës, ndërsa do të merren masa edhe brenda MPB-së për këtë rast.

Riza Alshiqi që punon si zyrtar i lartë për monitorimin e transportit qeveritar prej pesë vjetësh në Ministri të Punëve të Brendshme, është raportuar se po e shfrytëzon parkingun e këtij objekti ku gjenden pesë ministri, për t’i lënë veturat të cilat i posedon për t’i dhënë me qira nga biznesi i tij.

“Pas një pune të shkëlqyeshme të gazetarëve në demaskimin dhe shpërfaqjen e keqpërdorimit të aseteve shtetërore nga një zyrtar përgjegjës që do të duhej të siguronte mbarëvajtjen e punëve të transportit dhe parkingut të objektit të Qeverisë, menjëherë kam kërkuar nga Policia e Kosovës të fillojë hetimet për të gjitha shkeljet ligjore”, ka thënë sot në reagimin e tij ministri Sveçla.

Po ashtu, ai theksoi se nga dita e parë e punës do të inicioj edhe auditim të jashtëzakonshëm për shfrytëzimin e këtij parkingu.

“Në të njëjtën kohë edhe Komisioni Disiplinor pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, duhet të angazhohet për të identifikuar të gjitha shkeljet dhe të ndërmarrë masat e parapara me ligj.  Si Ministri e Punëve të Brendshme, por edhe si Qeveri, jemi angazhuar maksimalisht që të gjithë shërbyesit civilë të jenë në nivelin më të lartë të detyrës, por edhe ndaj të gjithë keqpërdoruesve të detyrës zyrtare kemi vepruar pa asnjë mëdyshje”, ka shkruar ai.

Ministri Sveçla  theksoi faktin se janë mbi 300 zyrtarë publikë që janë arrestuar nga Policia e Kosovës për mënyra të ndryshme të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

“Përgëzoj gazetarët për punën e tyre në zbardhjen e keqpërdorimit në fjalë, si dhe ritheksoj gatishmërinë për bashkëpunim në evidentimin dhe marrjen e masave ndaj çdo keqpërdorimi që bëhet mbi kurriz të shtetit dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar ai.

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kurti viziton Kalludrën, ku po zhvillohen gërmime për varrezë masive

Kosova News 16/04/2023 16/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?