Zëvendës Sekretari Gjeneral për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Përbashkët i Bashkimit Europian, Charles Fries ka arritur në Kosovë, pas situatës së krijuar në veri të vendit.
Shefi i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka njoftuar për vizitën e tij përmes një shkrimi në Twitter.
Szunyog njofton se gjatë kësaj vizite ai do të takohet me liderë institucionalë dhe drejtues të shoqërisë civile të Kosovës.
Glad to welcome the?? @eu_eeas DSG Charles Fries for his visit in ??#Kosovo. Discussed the political developments, security issues &?? European security agenda. During this visit he will meet Kosovo institutional leaders & CSOs.
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) May 30, 2023


