KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zyrtari i NATO-s: Aleanca mbetet e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë e stabilitetit në Kosovë
Siguri

Zyrtari i NATO-s: Aleanca mbetet e përkushtuar në ruajtjen e sigurisë e stabilitetit në Kosovë

Kosova News
Kosova News 11:55 -02/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK), të mërkurën ka bërë bashkë zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, Forcës së Sigurisë, ambasadorë dhe atashe ushtarakë nga vendet mike në konferencën vjetore  “FSK-ja dhe partnerët 2024”.

Christian Nawrat, drejtori i Ekipit ndërlidhës këshillues të NATO-së tha se Aleanca mbetet e përkushtuar që të luaj rolin e saj në mbështetjen e sigurisë dhe stabiliteti në Kosovës.

Si garantoi se NATO-ja ta na ndihmojë FSK-në në ngritjen e kapaciteteve, duke u shëndërruar në një forcë shumetnike.

“NATO-ja mbetet e përkushtuar për të luajtur rolin e saj në mbështetjen e sigurisë dhe stabiliteti në Kosovë e mbarë rajonin. Ne po punojmë, por brenda këtij mandati që ka edhe shumë për të bërë. Duke ofruar këshilla tona si ekip shumë kombesh bazuar në mandati e FSK-së, ne luajmë rol unik në mesin e ndërkombëtarëve që mbështesin FSK-në”.

“Aleatët tanë mbesin në të njëjtin synim, që të mbështesin FSK-në për të krijuar një forcë të aftë për t’u ofruar mundësi individëve pa dallime gjinie e përkatësi etnike. NATO-ja mirëpret përparimin e një FSK-je me gjithëpërfshirëse”.

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello de Riu, ka përgëzuar FSK-në për profesionalizimin. Madje tha se kjo forcë ka shmangur të gjitha provokimet dhe retorika që kanë mund të qojnë në eskalime të situatës pas sulmit në Banjskë.

“Ka sfida  sidomos kjo çështja e fundit e Rusisë dhe ato qëllimet e Serbisë  të këqija në Kosovë dhe kërkojnë një qasje të jashtëzakonshme. Është shumë esenciale që kjo të adresohet dhe ngritja e personelit të KFOR-it në kontrollimin e kufirit ka qenë shumë kruciale. Po ashtu, dëshirojmë të them se sulmi i vitit të kaluar që është kryer nga një grup i paramilitarëve FSK-ja ka treguar profesionalizëm të vërtetë duke shmangur  të gjitha provokacionet dhe retorikat që kanë mundur të çojnë në eskalime të ndryshme”.

“Është shumë e rëndësishme që të krijohet një dialog dhe kjo çështje të kryhet përmes dialogut dhe përmes bashkëpunimit me komunitetin ndërkombëtarë dhe të sigurohemi që forca të mos jetë në shprehje dhe të ndajmë prosperitetin dhe në këtë kontekst NATO dhe anëtarët e QUINT-it janë të gatshëm të ofrojnë lehtësimin e dialogut dhe të gjejmë një zgjidhje për çështjet që deri tani janë të pazgjidhura. Unë pres të bëjmë një qasje të bashkëpunimit të të gjitha palët mund t’i kalojnë këto sfida”, tha ai.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves tha se Mbretëria e Bashkuar është e kënaqur me progresin e FSK-së.

Ai ka falënderuar që FSK-në për mbështetjen që ka ofruar për Ukrainë dhe stabilitetin në Evropë, duke shtuar se FSK është në rrugën për integrimi në institucionet e nivelit të lartë të sigurisë, raporton EO-ja.

“Mbretëria e Bashkuar është shumë e lumtura dhe e kënaqur me progresin e FSK-së, për të siguruar që FSK është profesionale, gjithëpërfshirëse dhe llogaridhënëse ne jemi shumë të kënaqur me rolin tonë këtu dhe është shumë e rëndësishme për stabilitetin regjional”.

“Këtë vit kemi me theks të veçantë jemi të lumtur për mbështetjen që FSK-ja ka ofruar për Ukrainë dhe stabilitetin në Evropë. Siç kemi dëgjuar dhe do të dëgjojmë FSK-në ka shënuar arritje të jashtëzakonshëm për të cilat ne ju urojmë shumë. FSK-ja ende është në një rrugë për krijimin e aftësive dhe forcimin e tyre dhe po ashtu në një rrugë për integrimin euro atlantik për të cilin ne e mbështesim plotësisht”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

I ofroi ryshfet policisë kufitare, arrestohet shtetasi serb

70 aksidente trafiku dhe 2.182 gjoba brenda 24 orëve

IHMK: MotI me diell, pasdite priten reshje

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Kosova News 02/10/2024 02/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

I ofroi ryshfet policisë kufitare, arrestohet shtetasi serb
11:13 -16/06/2026
70 aksidente trafiku dhe 2.182 gjoba brenda 24 orëve
10:39 -16/06/2026
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën
10:21 -16/06/2026
Shefi i CIA-s dyshon nëse Irani është i gatshëm për lëshime bërthamore
10:04 -16/06/2026
Publikohen çmimet e derivateve për sot
09:26 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?