Zyrtarët e punëve të jashtme dhe të mbrojtjes së SHBA-së dhe Koresë së Jugut u takuan në Seul të premten për të diskutuar për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mënyrat për të kundërshtuar kërcënimet bërthamore dhe raketore nga Koreja e Veriut.
Zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Chang Ho-jin, ka theksuar se nuk ka asnjë arsye aktuale për të besuar se një sulm mund të vijë nga Kina ose Rusia.
Sipas tij kërcënime që duhet marrë seriozisht janë ato që vinë nga Koreja e Veriut.
Por, ai tha se Rusia duhet të “veprojë me përgjegjësi” në lidhje me ndërveprimet e saj me Korenë e Veriut dhe e quajti “bashkëpunimin ushtarak Rusi-Kore e Veriut” një “shkelje serioze të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së”.
Komentet erdhën pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, të premten vizitoi një fabrikë që ndërton avionë luftarakë, në Komsomolsk-on-Amur në lindje të Rusinë.
Kim ka nisur vizitën në Rusi të martën e kësaj jave. Ai ka takuar presidentin Vladimir Putin dhe ka vizituar vendet e armëve dhe të teknologjisë, duke nënvizuar thellimin e lidhjeve midis dy kombeve.
Qeveritë dhe ekspertët e huaj spekulojnë se Kim ka të ngjarë ta furnizojë me municion Rusinë, në këmbim të marrjes së armëve ose teknologjisë së avancuar nga Rusia.


