UEFA e ka suspenduar me dy ndeshje sulmuesin Mirlind Daku.
Ai u dënua të dielën nga Komisioni i Etikës, Disiplinës i UEFA-s, ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).
“Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka dalë me një vendim në lidhje me incidentin e ndodhur pas përfundimit të ndeshjes së EURO 2024, Shqipëri-Kroaci, ku ishte i përfshirë sulmuesi kuqezi Mirlind Daku”, shkruan në njoftimin e FSHF-së.
Pas ndeshjes me Kroacinë, Daku mori altoparlantin dhe iu afrua tribunës ku ishin tifozët shqiptarë.
Është dëgjuar duke nisur fyerje ndaj maqedonasve.
Menjëherë të enjten paradite Federata e Futbollit e Maqedonisë së Veriut doli me reagim zyrtar duke kërkuar nga Daku që të kërkojë falje dhe nga UEFA-ja që të hetojë rastin.