Bayern Munich ka njoftuar se Karl-Heinz Rummenigge është rikthyer sërish në bordin drejtues të klubit.
Përmes një komunikatë të lëshuar në rrejtet sociale, Bavarezët bënë të ditur se legjenda e tyre sërish do të ndihmojë klubin në pjesën administrative.
“Në mbledhjen e rregullt këtë të martë, Mbledhja e Përgjithshme Vjetore e FC Bayern München AG emëroi Karl-Heinz Rummenigge si anëtar të ri të Bordit Mbikëqyrës të FC Bayern München AG”, thuhet në njoftimin e tyre.
Herbert Hainer, Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të FC Bayern ka deklaruar: “Jemi të lumtur që kemi Karl-Heinz Rummenigge si anëtar të Bordit tonë Mbikëqyrës. Ai është një nga personalitetet më të mëdha në historinë e klubit tonë, të gjithë i dinë meritat e tij. Përvoja e tij, ekspertiza dhe rrjeti i tij ndërkombëtar do të na ndihmojnë jashtëzakonisht në mënyrë që FC Bayern të vazhdojë të jetë i suksesshëm në të ardhmen”.
Karl-Heinz Rummenigge në anën tjetër potencoi: “Do të doja të falënderoja bordin mbikëqyrës për besimin e tyre dhe mezi pres të mbështes FC Bayern. Unë isha shumë me fat dhe i nderuar që festova shumë suksese me këtë klub, kështu që jam i lumtur që përmbush kërkesën e bordit të drejtorëve”.
ℹ Rückkehr zum #FCBayern: Karl-Heinz Rummenigge in den Aufsichtsrat berufen.
— FC Bayern München (@FCBayern) May 30, 2023


