Gazmend Hoxha është emëruar drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës.
Emërimi i tij është bërë me një votim unanim në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mbajtur të mërkurën paradite.
Hoxha deri tani mbante pozitën Drejtor i Departamentit për Operacione në Policinë e Kosovës.
Ndryshe, Ministrisë së Punëve të Brendshme iu deshën rreth 6 muaj, për të vendosur për emrin që do të marr drejtimin e Policisë.
Kjo pozitë për këta muaj është udhëhequr nga ushtruesi i detyrës, Fehmi Hoti.
Policia e Kosovës mbeti me ushtrues detyre pas dorëheqjes së Samedin Mehmetit, i cili u largua nga ky institucion pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.
KosovaNews, ditë më parë kishte raportuar ekskluzivisht se ministri Xhelal Sveçla, i ka propozuar kryeministrit Kurti, kandidatin Gazmend Hoxha për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë Kosovës.


