KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zyrtarë nga VV dhe AAK demantojnë lajmin se pati bisedime sekrete mes Kosovës e Serbisë në Zvicër, tregojnë detajet e takimeve
Politikë

Zyrtarë nga VV dhe AAK demantojnë lajmin se pati bisedime sekrete mes Kosovës e Serbisë në Zvicër, tregojnë detajet e takimeve

Kosova News
Kosova News 15:17 -19/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme të Zvicrës, ka konfirmuar se ka pasur takime jozyrtare mes përfaqësuesve kosovarë dhe atyre serb në Zvicër.

“Takimet sekrete” siç është raportuar nga disa media zvicerane, thuhet se janë mbajtur që nga viti 2015.

FDFA-ja në një përgjigje për Telegrafin tha se një takim i tillë së fundmi u zhvillua një javë pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës.

“Që nga viti 2015, Departamenti Federal i Punëve të Jashtme ka mbështetur negociatat zyrtare të BE-së me takime plotësuese jozyrtare me përfaqësues të partive kryesore politike nga të dyja vendet. Kjo u mundësoi atyre të shkëmbejnë pikëpamje mbi çështjet politike dhe të ndërtojnë besim. Takimi i fundit u zhvillua në Zvicër një javë pasi serbët u tërhoqën nga institucionet kosovare”, thuhet për Telegrafin, në përgjigjen e FDFA-së.

Mediat serbe kanë raportuar se në këto takime Serbia është përfaqësuar nga Nemjana Staroviq, Sanda Raskoviq Iviq, Branko Ruzhiq, Gjorgje Paviçeviq, ndërsa Kosova është përfaqësuar nga Mimoza Kusari e Lëvizjes Vetëvendosje, Lutfi Haziri i LDK-së dhe Ardian Gjini i AAK-së.

Lidhur me këtë është kontaktuar me shefen e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lilën, dhe nënkryetarin e AAK-së njëherit kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini.

Kusari-Lila dhe Gjini kanë thënë se ato nuk ishin “takime sekrete”.

“Takimet nuk janë sekrete dhe nuk janë negociata. Ata janë më shumë lehtësim i komunikimit të palëve në dialog. Ato nuk janë negociata; ato organizohen për të ndihmuar në dialog. Dhe ato nuk janë sekrete, por janë të organizuara sipas parimit të Chatham House”, ka thënë Kusari-Lila.

Kusari-Lilës nuk i pëlqeu referimi me “takime sekrete” duke thënë se kjo “është sensacional, ndërsa nuk ka asgjë sensacionale gjatë takimeve”.

“Të njëjtat organizohen prej 2015-tes dhe të gjitha partitë parlamentare janë pjesëmarrëse, pozitë dhe opozitë. Sa i përket diskutimit dhe konkluzave ato janë të publikuara në uebfaqen e CIG-ut”, u shpreh Kusari-Lila.

Edhe nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini bëri të ditur se këto nuk janë takime sekrete.

“Janë takime të cilat mbahen për shumë vite. Edhe pjesëmarrësit kanë qenë të ndryshëm, nga të gjitha partitë parlamentare të Kosovës dhe Serbisë. Asnjëherë nuk kanë qene sekrete. Në fakt nuk janë takime negociuese, është spektakularitet i kotë. Rregulla Chatham House nënkupton mos citim të njëri tjetrit e jo fshehtësi te diskutimeve. Qeveria Zvicerane e mbështet CIG për mbajtjen e takimeve joformale diskutuese”, ka thënë Gjini.

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme ka shtuar se Zvicra mbështet normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

“Normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është një pjesë e rëndësishme për të promovuar stabilitetin dhe zhvillimin në Ballkanin Perëndimor. Zvicra mbështet përpjekjet për normalizim ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe këtë e ka bërë të qartë vazhdimisht në kontaktet e saj zyrtare”, thuhet mes tjerash në përgjigje.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Po bëhet investimi më i madh ndonjëherë në “Kosova B”

Kosova dhe Shqipëria në fokus të diskutimeve në Bundestag

Deliu deklarohet pas tensioneve në foltore: Në vend të bashkëpunimit po shohim bllokim e arrogancë

A duhet të reagoj presidentja, Sveçla: A shkruan diku në rregullore apo Kushtetutë?

Murati: Opozita, shkelëse e vetme e Kushtetutës – votimi i fshehtë është legjitim

Kosova News 19/12/2022 19/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu kritikon prokurorinë: Nuk kërkoi paraburgim për Valon Sylën
18:21 -29/06/2025
Tortë për ditëlindjen e Simiqit në Kuvend nga PDK-ja,  Zyba: Për detajet e festës është mirë të na tregojë vetë kjo parti
18:17 -29/06/2025
De Jong rinovon kontratën me Barcelonën
17:27 -29/06/2025
Përfshihet nga flakët tregu afër plazhit të Durrësit, largohen banorët nga pallatet përreth
17:22 -29/06/2025
Kurti: Po bëhet investimi më i madh ndonjëherë në “Kosova B”
16:37 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?