Klubi nga Kazakistani, Kyzylzhar ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit shqiptar Liridon Latifi, i cili do ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit kazak.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi në kanalet zyrtare, ku konfirmohet se palët kanë arritur marrëveshje për një kontratë me kohëzgjatje prej një viti e gjysmë.
“Liridon Latifi është lojtar i ri i klubit të futbollit Kyzylzhar. Klubi i futbollit Kyzylzhar nënshkroi një kontratë njëvjeçare e gjysmë me mesfushorin shqiptar Liridon Latifi”, thuhet në njoftimin e klubit kazak.



