Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e ministrit aktual të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.
Pamje ekskluzive të siguruara nga KosovaNews tregojnë atmosferën nga ky event, ku morën pjesë figura të larta të VV-së, përfshirë kryeministrin në detyrë Albin Kurti, nënkryetarin e Lëvizjes dhe Glauk Konjufca, si dhe ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Në mesin e të pranishmëve ishte edhe këngëtarja dhe moderatorja e njohur Adelina Ismaili.

Në këtë ngjarje morën pjesë edhe dhjetëra aktivistë dhe simpatizantë të VV-së, të cilët mirëpritën kandidaturën e Çekut për kryetar të kryeqytetit. .
Ndryshe, në garën për të parin e Prishtinës pritet të jenë edhe Përparim Rama (LDK), Uran Ismaili (PDK), Bekë Berisha (AAK), si dhe Besa Shahini (PSD)./KosovaNews/