Adrien Rabiot është futbollisti më i ri i Milanit. Mesfushori francez ka kompletuar kalimin nga Marseille te gjiganti italian për një shumë prej 10 milionë eurosh.
Sipas “Tuttosport”, Rabiot ka firmosur kontratë trevjeçare me kuqezinjtë, e cila do të vlejë deri më 30 qershor 2028, me opsion për ta zgjatur edhe për një vit tjetër, deri më 2029. Ai do të përfitojë rreth 5 milionë euro në vit nga paga te klubi italian.
Transferimi i tij u zyrtarizua në ditën e fundit të afatit kalimtar të kësaj verë, me kërkesë të drejtpërdrejtë të trajnerit Massimiliano Allegri. Ky i fundit e njeh mirë Rabiot nga koha e përbashkët te Juventusi dhe këmbënguli për afrimin e tij në mesfushën kuqezi, që tashmë përbëhet edhe nga Modric, Ricci, Jashari, Fofana e Loftus-Cheek.
I lindur më 3 prill 1995, Rabiot pritet të garojë për një vend titullari në formacionin e Allegrit dhe do të jetë i gatshëm për debutim pas rikthimit të ekipeve nga angazhimet me Kombëtaret.


