KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zyba: Vetëm në Kosovë opozita i bën thirrje Qeverisë të lëshoj pe e të zmbrapset karshi një vendi armiqësor
Politikë

Zyba: Vetëm në Kosovë opozita i bën thirrje Qeverisë të lëshoj pe e të zmbrapset karshi një vendi armiqësor

Kosova News
Kosova News 15:38 -23/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba ka komentuar të mërkurën kërksat e shtruara në adresë të Qeverisë së Kosovës nga subjektet politike opozitare.

Ai ka thënë se vetëm në Kosovë ndodhë që opozita i bën thirrje Qeverisë që të lëshoj pe e të zmbrapset në raport me një vend armiqësor, siç është Serbia.

“Një opozitë e vërtetë përveç që e kishte mbështetë qeverinë, e kishte kritikuar dhe kërcënuar me protesta nëse lëshon pe. Po del që opozitën e vetme që ka njohur Kuvendi, ka qenë Lëvizja Vetëvendosje që kërkonte më shumë nga Qeveria në raport me Serbinë, jo më pak”, ka shkruar Zyba në rrjetin social, raporton KosovaNews

Partitë opozitare në Kosovë për situatën e tensionuar në veriun e vendit kohën e fundit kanë nisur e kritikojnë qeverinë, duke bërë thirrje në shumë raste që edhe të lëshohet pe dhe mos të shkohet më tutje në tensionim të situatës.

Kritikat e opozitës pasuan pas gjendjes së krijuar në veri ku punonjësit serbë u tërhoqën nga institucionet pasi Qeveria e Kosovës filloi zbatimin shkallë-shkallë të vendimit për konvertimin e targave të makinave, me gjithë thirrjet e nga ndërkombëtarët për një shtyrje prej dhjetë muajsh.

Mosarritja e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel lidhur me çështjen e targave, ka bërë që sërish të inkuadrohet ShBA-ja.

Me kërkesën e Shteteve të Bashkuara, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka shtyrë sërish për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Tani për këtë çështje ndodhet në Bruksel zëvendëkryeministri Besnik Bislimi për të negociuar e gjetur  një zgjidhje sa më të shpejtë./KosovaNews

Kurti: Bislimi udhëtoi për në Bruksel për të diskutuar për targat, duhet të zgjidhet brenda 48 orëve

Gjithashtu lexoni:

Ku po votohet më shumë e ku më pak? Dalin shifrat e fundit të KQZ-së

Kurti apel qytetarëve: Kanë mbetur më pak se tre orë për të votuar, dilni në zgjedhje

Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore

Molliqaj thotë se aa më shumë qytetarë të votojnë, aq më e madhe është garanca për demokracinë

Ky është numri i votuesve në Prishtinë deri më tani

Kosova News 23/11/2022 23/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Policia bastis dy lokacione në Zubin Potok, konfiskohen katër armë pas rastit të kanosjes ndaj ministrit Sveçla
16:51 -07/06/2026
Ku po votohet më shumë e ku më pak? Dalin shifrat e fundit të KQZ-së
16:48 -07/06/2026
Kurti apel qytetarëve: Kanë mbetur më pak se tre orë për të votuar, dilni në zgjedhje
16:43 -07/06/2026
Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok
14:41 -07/06/2026
Kandidatja për deputete nga radhët e Listës Serbe thyen heshtjen zgjedhore
13:51 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?