KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zvicra thotë se mban mbi 8 miliardë rezerva të Bankës Qendrore ruse
Botë

Zvicra thotë se mban mbi 8 miliardë rezerva të Bankës Qendrore ruse

KosovaNewss
KosovaNewss 18:26 -10/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Një total prej 8.3 miliardë dollarësh rezerva dhe asete të Bankës Qendrore të Rusisë janë të depozituara në shtetin e Zvicrës. Këtë fakt e bëri të ditur të mërkurën, Ministria e Ekonomisë në Zvicër.

Publikimi i këtyre të dhënave pasoi një vendim të mëhershëm që detyron institucionet financiare të Zvicrës t’i raportojnë këto fonde, ngjashëm siç funksionon në Bashkim Evropian.

Çdo transaksion në lidhje me menaxhimin e këtyre rezervave dhe aseteve është i ndaluar që nga 25 marsi i vitit të kaluar.

Përveç aseteve të Bankës Qendrore të Rusisë, Zvicra ka edhe asete të tjera ruse të ngrira në vlerë të rreth 7.5 miliardë frangave zvicerane.

Parlamenti zviceran.

LEXONI EDHE KËTË:

Zvicra ndan 2 miliardë dollarë për Ukrainën, pas kritikave për përgjigjje ndaj luftës

Këto u përkasin njerëzve, kompanive ose organizatave që janë nën sanksione ndërkombëtare për shkak të sulmit rus në Ukrainë, sulm ky që nisi në muajin shkurt të vitit 2022.

“Diskutimet po vazhdojnë në BE nëse asetet e Bankës Qendrore të Federatës Ruse duhet të përdoren për investime dhe të ardhurat e tyre të përdoren për rindërtimin e Ukrainës”, tha Qeveria zvicerane, raporton agjencia e lajmeve DPA.

Përveç BE-së, shumë shtete të tjera, përfshirë SHBA-në, u kanë vendosur sanksione zyrtarëve të ndryshëm të Rusisë si dhe biznesmenëve të lidhur me Kremlinin.

Gjithashtu lexoni:

Politikani izraelit largohet me forcë nga parlamenti pasi foli për krimet në Gaza

Shkoi në spital për të shpëtuar jetë si mjeke, disa orë më vonë i mbërrijnë trupat e fëmijëve të saj të vrarë

Filmi iranian “i paligjshëm” fitoi Palmën e Artë në Kanë: Regjisori ishte në burg, i ndaluar të xhironte për 20 vjet

Sulme me thikë, armë dhe 100 të lënduar në festën e Napolit

BE bën thirrje për respekt pasi Trump kërcënoi me tarifa 50%: Do t’i mbrojmë interesat tona

KosovaNewss 10/05/2023 10/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
9°C
Pristina
light rain
9° _ 8°
91%
1 km/h
Sun
14 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
19 °C
Thu
17 °C

Lajmet e Fundit

Bizneset pa marrëveshje me operatorë energjetikë
23:12 -24/05/2025
Politikani izraelit largohet me forcë nga parlamenti pasi foli për krimet në Gaza
23:09 -24/05/2025
PSG fiton Kupën e Francës në triumfin bindës përballë Reims
23:06 -24/05/2025
Kallas përsërit mesazhin: Qeveria të formohet sa më shpejt
22:59 -24/05/2025
Unifikimi i çmimeve të barnave do të sillte ulje për mbi 2900 produkte
22:46 -24/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?