KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zv.minstri Durmishi reagon pas videos së Hotit për rrugën Pejë-Rugovë, thotë se prokuroria ka filluar të marrë veprime
Politikë

Zv.minstri Durmishi reagon pas videos së Hotit për rrugën Pejë-Rugovë, thotë se prokuroria ka filluar të marrë veprime

Kosova News
Kosova News 15:14 -15/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar një video të rrugës Pejë-Rugovë, në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka akuzuar Qeverinë se ka harxhuar miliarda euro në asfaltim të rrugëve, që sipas tij janë plasaritur brenda një kohe të shkurtër.

“Ja si janë harxhuar 8.63 miliardë euro këto tri vjet”, ka shkruar Hoti krah videos së publikuar të rrugës, ku dëgjohet duke thënë se asfalti është tërësisht i plasaritur dhe bazuar në ngjyrën e asfaltit, sipas tij, ndërtimi i rrugës është bërë para disa javësh.

Lidhur me videon e publikuar nga Hoti ka reaguar zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili e ka pranuar se gjendja e rrugës është ashtu siç shihet në video.

“Avdullah Hoti e paska postuar një video të gjendjes në rrugën Pejë – Rugovë. E vërtetë është ajo që shihet në atë video. Ne kemi nënshkruar një kontratë për sanimin e asaj rruge me qëllimin që ta rregullojmë rrugën shumë të dëmtuar. Kemi pasur shumë ankesa nga qytetarët se nuk po punohet si duhet dhe ne kemi formuar një komision profesional që ta konstatojë gjendjen. Të gjeturat e këtij komisioni janë se jo vetëm cilësia e punimeve që është jashtë çdo standardi, por se janë bërë pagesa edhe për pozicione që nuk janë punuar fare”, ka shkruar Durmishi.

Ai më tej ka thënë se është iniciuar procedurë disiplinore ndaj menaxherit të kontratës dhe lënda është dërguar në prokurori për shkak se ka elemente të veprës penale.

“Kemi informata që prokuroria ka filluar menjëherë që të marrë veprime dhe ne po presim rezultatet e hetimit të tyre”, ka theksuar ai.

Gjithashtu lexoni:

Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan

Qeveria merr vendim për shpronësimin e disa pronave në Gjakovë

Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në Evropë, falë përparimit në sundimin e ligjit 

Haxhiu takon sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së: Kosova duhet të marrë pjesë drejtpërdrejt në forumet ku diskutohet për të

Kosova News 15/10/2023 15/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW
16:27 -15/07/2026
Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan
16:07 -15/07/2026
Qeveria merr vendim për shpronësimin e disa pronave në Gjakovë
15:37 -15/07/2026
Vjedhje e rëndë në Pejë/ 27-vjeçarja raporton se iu morën 94 mijë franga zvicerane nga valixhja
15:21 -15/07/2026
Kurti: Kosova ndër vendet më të sigurta në Evropë, falë përparimit në sundimin e ligjit 
14:59 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?