KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zv/ministri i shkarkuar: Ndoshta Kurti mendon që në mandatin tjetër duhet të jem ministër
Politikë

Zv/ministri i shkarkuar: Ndoshta Kurti mendon që në mandatin tjetër duhet të jem ministër

Kosova News
Kosova News 08:13 -06/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Sejnur Veshall, ish-zëvendësministër i Ministrisë së Kulturës, ka thënë se shkarkimi  i tij nga kjo pozitë u bë sepse, siç tha ai, ka mbrojtur, kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku.

“Unë u lirova prej postit sepse kam punuar për qeverinë dhe e kam mbrojtur qeverinë dhe u lirova prej postit sepse e kam mbrojtur Albin Kurtin dhe Hajrullah Çekun”, ka thënë Veshall në Kiks.

Ai madje tha se në mandatin tjetër të Qeverisë Kurti, mund të jetë edhe ministër.

“Ndoshta zoti Kurti, mendon që unë në mandatin tjetër duhet të jem ministri i tij. Nuk e di a do të jem pjesë e VV-së, por aktivizmi im nuk do të stagnojë… Komuniteti rom do të ketë një zë shumë të fuqishëm, qoftë në qeveri, qoftë në kuvend, qoftë në shoqëri civile”, ka shtuar ai në Klan Kosova.

LEXO EDHE: Sejnur Veshall, lirohet nga pozita e zv.ministrit: Unë mbes rom i parë që ka bërë gjëra të mëdha

Ai tha se partia e tij ka kërkuar që ai të mos angazhohet në qeveri por në parti.

“Sipas atyre, nuk kam bashkëpunuar me partinë, ndërsa pozita e zëvendësministrit është angazhim në qeveri.. Unë nuk jam në pozitë të punoj në zyrat e partisë, por të përfaqësoj komunitetin rom në Qeverinë e Kosovës… Më ka thënë që duhet të angazhohem ndoshta më shumë në parti se në qeveri”, ka thënë ai.

Sipas Veshall, kryeministri i tha se i është bërë e padrejtë, por shkarkimi u bë për shkak të koalicionit.

“Kërkesa e kryeministrit ka qenë që unë të qëndroj aty.. Fakti më i mirë, më ngushëllues, është se kryeministri nuk ma dorëzoi vendimin e lirimit, por ma dorëzoi asistenti i tij dhe më tha që kryeministri ka thënë që më është bërë e padrejtë, por që është për shkak të koalicionit, sepse koalicioni më ka propozuar aty dhe më kërkoi që të tërhiqem… Kur nuk është në dorën e tyre nuk mund t’u them pse është bërë kjo çështje, sepse është në koordinim të koalicionit”, ka shtuar Veshall.

Gjithashtu lexoni:

Kurti takon ambasadoren e re të Zvicrës, Cattin Hennin

Albulena Haxhiu rizgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e 8 muaj burgim për rastin “53-milionëshi”

Sot vendoset për “53-milionëshin”, pritet aktgjykimi ndaj Pal Lekajt dhe tre të akuzuarve

Konjufca dhe Schübel diskutojnë agjendën evropiane të Kosovës

TAGGED: Sejnur Veshall
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?