Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se kanë filluan punimet në të gjitha llotet në projektin e rrugës Prishtinë – Podujevë.
Theksojmë se Ministria e Infrastrukturës së fundi ka shpallur fitueset e tri lloteve të tenderit për ndërtimin e rrugës nacionale Prishtinë-Besi-Podujevë.
Tri konsorciume private kanë përfituar secila nga një lot të tenderit. Edhe dy oferta fituese për dy llote të tjera.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, në dhjetor të vitit të kaluar ka thënë se kanë zgjidhur problemet me shpronësimet për rrugën Prishtinë-Besi-Podujevë.
Ai ka sqaruar se i tërë segmenti do të jetë pesë llote, 16 km nga Lluzhani deri në Bërnicë do të jetë e ndarë në katër llote dhe shtoi se lloti i pestë është përfundimi i rrugës nga Lluzhani deri në Poduejvë, që përbën segmentin prej 9 kilometrash.