KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zv/kryetarja e Zveçanit Pantoviq takon Kurtin, flasin për projekte e investime në këtë komunë
Politikë

Zv/kryetarja e Zveçanit Pantoviq takon Kurtin, flasin për projekte e investime në këtë komunë

Jeton Sopa
Jeton Sopa 09:16 -06/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryetarja e Komunës së Zveçanit, Slagjana Pantoviq, është pritur në një takim nga kryeministri Albin Kurti.

Në një postim në Facebook, Pantoviq thotë se në këtë takim është diskutuar për projektet dhe investimet e ardhshme në komunën e Zveçanit, “të cilat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për komunën dhe qytetarët tanë në këtë kohë, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet komunës dhe autoriteteve qendrore në Prishtinë”. Një nga temat kryesore të bisedës, tha ajo, ishte “për problemet e përditshme me të cilat ballafaqohen qytetarët e komunës sonë, si papunësia, rastet sociale, ndihma për fermerët e shumë të tjera”.

Tutje, ajo falënderoi kryeministrin Kurti i cili, sipas saj, “shprehu gatishmërinë dhe dëshirën e tij të plotë për të ndihmuar zhvillimin e mëtutjeshëm të komunës së Zveçanit dhe për të takuar dhe ndihmuar qytetarët në çdo mënyrë, sepse për të qetësuar zjarrin dhe trazirat duhet të ketë bashkëpunim, besim dhe ndihmë të ndërsjellë, sepse pa besim dhe bashkëpunim nuk mund të zgjidhet asgjë, sepse me inate po e dëmtojmë veten dhe kjo nuk është në interesin tonë”.

Sllagjana Pantoviq është emëruar nënkryetare e Komunës së Zveçanit rreth një javë më parë.

Vendimi është nënshkruar nga kryetari i kësaj komune, Ilir Peci.

Pantoviq, sipas vendimit, funksionin do ta kryejë deri në përfundim të mandatit të kryetarit të komunës.

Ishte e vetmja kandidate nga komuniteti serb, e cila ka marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në katër komuna të veriut, më 23 prill.

Ajo kandidoi për kryetare të Zveçanit.

Sllagjana Pantoviqit më pas iu ofrua mbrojtje policore për shkak të kërcënimeve që mori.

Gjithashtu lexoni:

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë

Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30

Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president

Nesër vazhdon seanca konstituive

Kurti, pas takimit me Abdixhikun: Ka shpërputhje mes rezultatit përkatës dhe ambicieve konkrete

Jeton Sopa 06/07/2023 06/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
scattered clouds
21° _ 21°
63%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
33 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

IKD: Moskonstituimi i Kuvendit deri më 7 gusht shkel Kushtetutën, por procesi duhet të vazhdojë
21:02 -07/08/2026
Tahiri kërkon seancë të jashtëzakonshme sonte në 22:30
20:23 -07/08/2026
Kurti ia ofron PDK-së kryeparlamentarin për president
20:00 -07/08/2026
Nesër vazhdon seanca konstituive
18:29 -07/08/2026
Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq
16:58 -07/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?