KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ZRrE sërish nuk e përjashton ngritjen e çmimeve të energjisë elektrike
Ekonomi

ZRrE sërish nuk e përjashton ngritjen e çmimeve të energjisë elektrike

Kosova News
Kosova News 13:01 -19/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Tarifat për energjinë elektrike mund të rriten sërish gjatë këtij viti, varësisht prej krizës energjetike dhe importit në muajt e dimrit.

Tarifat për energjinë elektrike mund të rriten sërish gjatë këtij viti, varësisht prej krizës energjetike dhe importit në muajt e dimrit.

Pas takimit që grupi parlamentar i AAK-së, pati të martën me bordin e Zyrës së Rregullatorit për Energjinë, u tha se aktualisht ka furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, mirëpo kurdo që ka rritje të importit të energjisë elektrike, kostot duhet të reflektohen. Një gjë e tillë u kundërshtua nga partia e Ramush Haradinajt, teksa theksuan nevojën e përgatitjeve institucionale për të përballuar krizën energjetike.

Kryesuesi bordit të ZRrE-së, Ymer Zejnullahu, tha se aktualisht nuk janë plotësuar kriteret për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave, por nuk përjashtohet një gjë e tillë në të ardhmen.

Zejnullahu: Rritja e tarifave varet prej importit të energjisë

“Ato varen prej çmimeve të importit dhe çmimet e importit varen prej bursave ndërkombëtare, prandaj kurdo që plotësohen kërkesat ligjore, aktualisht ende s’janë plotësuar për shqyrtim të jashtëzakonshëm edhe për këtë vit. Ne e kemi përmbyllur një shqyrtim të jashtëzakonshëm në shkurt të këtij viti dhe jemi duke pasur një furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike. Jemi duke përgatitur për furnizim me energjie elektrike edhe për vitin e ardhshëm me potencialet që i kemi me gjeneratorët vendor…Legjislacioni e thotë ashtu, kurdo duhet të reflektohen kostot. Ne në përfundim të vitit të kaluar e kemi hapur shqyrtimin e jashtëzakonshëm dhe kemi përmbushur në shkurt të këtij viti. Aktualisht deri më tani nuk janë plotësuar kërkesat ose kriteret ligjore për një shqyrtim tjetër të jashtëzakonshëm. Prandaj kjo është përgjigja që mundem me dhënë deri në këtë moment. Por përjashtim nuk bëhet kurdo herë, pasi nuk varen prej ZRrE-së dhe prej çmimeve të energjisë dhe gazit”, theksoi ai.

Këtë e kundërshtoi shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili tha se këtë ia ka thënë edhe ZRrE-së.

Tahiri: E kemi kundërshtuar çfarëdo ngritje të çmimit të energjisë

“Si grup parlamentar e kemi kundërshtuar çfarëdo ngritje të çmimit të energjisë. Qytetari i Kosovës më nuk ka mundësi me përballu një ngritje të energjisë. Ajo çka jemi informuar është se planifikimi me këto tarifa dhe subvencionimin që vjen nga qeveria, që ende nuk është disburusar, rrjedhimisht këto tarifa të rrinë dhe mos të ketë ngritje të çmimit të energjisë…Neve na u ofruan informacione të sakta të raportit mes importit dhe eksportit. Mirëpo na u sjell edhe argumentet se situata mundet me u vështirësuar, por kërkesa jonë është shumë e thjeshtë, nuk duhet të ketë ngritje të çmimeve, pasi qytetari nuk mundet me përballu”, tha ai.

Ndërsa, deputeti tjetër i AAK-së, Bekë Berisha, kërkoi përgatitje të institucioneve për të përballuar krizën energjetike.

Berisha: Duhet të ketë përgatitje për krizën energjetike, nuk na siguruan se nuk do të ketë ngritje të çmimit

“Kryesuesi dhe ZRrE-ja nuk mundet me na siguru që nuk do të ketë ngritje të çmimeve. Si trend dhe në Evropë, si ka shembuj shihet se duhet të ketë mobilizim. Në shtetet sikur Gjermania dhe shtetet perëndimore parapërgatiten me forma alternative për ngrohje, kjo duhet të jetë një shenjë edhe për neve që me u përgatit për ngritje të çmimeve dhe për me gjetur forma alternative për ngrohje dhe të gjitha”, shtoi ai.

I pyetur nga gazetarët, kryesuesi i bordit të ZRrE-së, foli edhe për zbatimin e udhërrëfyesit për marrëveshjen në veri, për çka tha se pika e dytë e saj ende nuk po zbatohet nga Elektroserver.

Zejnullahu: Pika e dytë e udhërrëfyesit për energjinë në veri nuk po zbatohet

“Pika e dytë ende nuk është zbatuar sipas afatit, tash pikat e tjera janë të përfshira në këtë udhërrëfyes, por pika e dytë në këtë marrëveshje nuk është zbatuar sipas afatit të paraparë. Nëse e shikoni sipas marrëveshjesh, aty pika nëntë e shpjegon shumë qartë se cilat janë veprimet e ZRrE-së”, theksoi ai.

Zbatim të këtij udhërrëfyesi kërkoi edhe shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Tahiri: Të zbatohet udhërrëfyesi për energjinë në veri

“Aty është një udhërrëfyes, ne kërkuam që pikat e udhërrëfyesit të zbatohen. Dy janë zbatuar, regjistrimi ka qenë, licencimi është bërë nga kjo zyre, mirëpo Elektroserver ende nuk i ka dorëzuar listat e konsumatorëve që duhet t’i ketë në posedim ky institucion dhe institucionet e Kosovës, në mënyrë që të fillojë inkasomi”, theksoi ai./E.Zeqiri/

Gjithashtu lexoni:

Murati: FMN-ja e rendit Kosovën ndër vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike në vitet e ardhshme

Autostrada 200-milionëshe Shkup-Bllacë, Basha uron që RMV-ja t’i ndërtojë në afat 10 kilometrat e mbetura

Publikohen çmimet e derivateve, ja sa do të kushtojë nafta sot

​U rrezikua uji i pijshëm për 200 mijë banorë/ Personi që hodhi qumësht në Bistricë përballet me padi

Për dy orë, KRU “Prishtina” zbulon gjashtë lidhje ilegale në Hajvali

Kosova News 19/07/2022 19/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund
10:59 -08/07/2026
Nis seanca për vrasjen makabre të Bekim Varit, dëshmon familjari, që e gjeti trupin në mal
10:11 -08/07/2026
Nafta vazhdon të shtrenjtohet, këto janë çmimet e derivateve për sot
09:49 -08/07/2026
Begaj në Kosovë, policia merr masa të sigurisë
09:24 -08/07/2026
Arrestohet një i dyshuar për kërcënim ndaj ministrit Sveçla
08:51 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?