KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ZRRE me njoftim për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike
Ekonomi

ZRRE me njoftim për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike

Kosova News
Kosova News 15:27 -12/03/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike, njofton se ka vazhduar procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Republikën e Kosovës.

ZRRE njofton se ka udhëzuar KESCO si furnizues i shërbimit universal të identifikojë konsumatorët familjarë dhe ata jo-familjarë të cilët e gëzojnë të drejtën e shërbimit universal, ndërsa ata që nuk plotësojnë kriteret e të drejtës së shërbimit universal, të dalin në treg të lirë, duke filluar nga 1 qershori 2025.

“Pra konsumatorët jo-familjar duhet të paraqesin pranë KESCO dëshmitë nëse përmbushin kriteret e furnizimit me shërbim universal”, thuhet në njoftim të ZRRE-së.

Njoftim i plotë i ZRRE-së mbi Liberalizimin e Tregut të Energjisë në Kosovë

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), në përputhje me detyrimet ligjore të parashikuara në nenin 37, paragrafi 2 të Ligjit për Energjinë Elektrike, njofton se ka vazhduar procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Republikën e Kosovës. Ky proces është pjesë e angazhimit të ZRRE-së për zhvillimin e tregut të energjisë elektrike, rritjen e konkurrencës, si dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve.

Bazuar në kornizën ligjore dhe rregullative, ZRRE ka përcaktuar kompaninë KESCO si furnizues me të drejtën e shërbimit universal. Duhet theksuar se neni 37, paragrafi 2 i Ligjit Nr. 05/L – 085 për Energjinë Elektrike, përcakton se: “Të drejtën e furnizimit si shërbim universal e gëzojnë të gjithë konsumatorët familjar dhe jofamiljar që kanë qarkullim vjetor jo më shumë së dhjetë (10) milion euro, ose jo më shumë së pesëdhjetë (50) punonjës”. Si pjesë e këtij procesi, ZRRE ka udhëzuar KESCO si furnizues i shërbimit universal të identifikojë konsumatorët familjarë dhe ata jo-familjarë të cilët e gëzojnë të drejtën e shërbimit universal, ndërsa ata që nuk plotësojnë kriteret e të drejtës së shërbimit universal, të dalin në treg të lirë, duke filluar nga 1 qershori 2025. Pra konsumatorët jofamiljar duhet të paraqesin pranë KESCO dëshmitë nëse përmbushin kriteret e furnizimit me shërbim universal.

Liberalizimi i tregut ka qenë një angazhim i ZRRE-së që nga viti 2017, i cili është ndërprerë përkohësisht për shkak të pasojave të pandemisë  dhe të krizës energjetike, të cilat krijuan pasiguri në furnizimin dhe stabilitetin e tregut të energjisë. Megjithatë, tani janë plotësuar kushtet e nevojshme për t’u mundësuar konsumatorëve që përmbushin kriteret të kalojnë në treg të hapur dhe të përfitojnë nga mundësitë e konkurrencës.

Për më tepër, ZRRE do të monitorojë çdo hap të këtij procesi, për të siguruar mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe për të garantuar që të gjitha palët e përfshira të respektojnë normat dhe standardet ligjore në fuqi.

Konsumatorët, si dhe të gjithë akterët e tregut të energjisë elektrike, do të kenë mundësi të informohen dhe të angazhohen në këtë proces përmes kanaleve të komunikimit të hapura nga ZRRE dhe KESCO, duke siguruar transparencë dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Ju informojmë se ZRRE ka disa Furnizues të energjisë elektrike të licencuar dhe se listën e Furnizuesve të licencuar në Kosovë mund ta gjeni në ueb faqen e ZRRE-së.

Gjithashtu lexoni:

Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë

Fushë – Kosova shpall gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave

“Më ngatërruan me një person tjetër”, 30-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke

Publikohen çmimet e derivateve, nafta 1.52€, benzina 1.39€

Moti sot dhe nesër, me diell, vranësira dhe riga lokale shiu

Kosova News 12/03/2025 12/03/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
clear sky
11° _ 10°
84%
1 km/h
Sat
21 °C
Sun
26 °C
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen mbi 14% të votave me postë, prin VV-ja
16:13 -13/06/2026
Zvicranët votojnë për kufizimin e popullsisë
15:02 -13/06/2026
Afër marrëveshjes SHBA-Iran, hap drejt hapjes së Ngushticës së Hormuzit
14:37 -13/06/2026
Kontrabandë me katër migrantë nga Pakistani, arrestohen të dyshuarit
13:49 -13/06/2026
Zvicra nuk do të ulë numrin e ushtarëve në Kosovë
13:26 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?