KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ZPS-ja s’do të mbështetet në disa pretendimet në aktakuzën “Thaçi dhe të tjerët”
Siguri

ZPS-ja s’do të mbështetet në disa pretendimet në aktakuzën “Thaçi dhe të tjerët”

Kosova News
Kosova News 09:17 -07/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Speciale ka njoftuar se nuk do të mbështet në disa pretendime që kanë të bëjnë me ndalimin dhe keqtrajtimin e një personi në Ferizaj dhe vrasjen e një tjetri, që tashmë përmenden në aktakuzë në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Po ashtu, sipas njoftimit prokuroria ka bërë të ditur se pasi janë shqyrtuar provat e pranuara dhe në interes të lehtësimit të drejtësisë, e po ashtu efikasitetit të procedurës, ata nuk do të mbështeten edhe në pretendimet se Jakup Krasniqi ka qenë i pranishëm dhe vizitoi dhomën ku mbaheshin të ndaluarit në Malishevë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Prokuroria ka njoftuar se nuk do të mbështeten as në pretendime se Rexhep Selimi e kërcënoi një person në tetor të 1998-s, identiteti i të cilit është i redaktuar.

Të gjithë personat për të cilët ka pretendime se janë ndaluar, vrarë e kërcënuar, emrat e tyre janë të redaktuar për publikun.

Veç kësaj, ZPS-ja ka sqaruar se në dy raste të redaktuara i referohen të njëjtit person, dhe jo dy personave të ndryshëm por që nuk kanë dhënë detaje se për cilën pjesë bëhet fjalë.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.  

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar, më 26 tetor 2020. 

Gjithashtu lexoni:

Prokurori i shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim brenda 24-orëve të fundit

Dogana e Kosovës zbulon municion të padeklaruar në bagazhin e një udhëtari në Aeroportin e Prishtinës

Edhe në rigjykim, Murat Dernjani dënohet me 20 vjet burgim për krime kundër njerëzimit

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

Prokurori i Shtetit: Janë ndaluar pesë persona për veprat penale kundër të drejtës së votimit

Kosova News 07/05/2025 07/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Liqeni i Shkodrës në UNESCO, Rama: Rezultat i punës diplomatike
12:36 -08/06/2026
Kështu ndahen 20 ulëset e komuniteteve joshumicë në kuvendin e ri
12:33 -08/06/2026
Kallas: Udhëheqësit politikë të angazhohen në mënyrë konstruktive për të siguruar formimin e shpejtë të qeverisë
12:29 -08/06/2026
KQZ nis verifikimin dhe numërimin e votave për kandidatët për deputetë në 38 komuna
12:09 -08/06/2026
Prokurori i shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim brenda 24-orëve të fundit
11:49 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?