KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zoran Vukotiq sërish del para gjykatës lidhur me akuzat për krime lufte, seanca mbyllet për publikun
Siguri

Zoran Vukotiq sërish del para gjykatës lidhur me akuzat për krime lufte, seanca mbyllet për publikun

Kosova News
Kosova News 11:26 -17/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar një tjetër proces gjyqësor ndaj të akuzuarit Zoran Vukotiq, i cili nga Prokuroria Speciale akuzohet për krime lufte. Por, gjykimi u mbyll për publikun.

Gjykatësja e rastit, Violeta Namani tha se shkak i mbylljes së seancës është mbrojtja e jetës dhe të dhënave personale të të dëmtuarës në këtë rast.

Paraprakisht, propozimin për mbyllje të këtij gjykimi për publikun, e bëri prokurorja speciale Drita Hajdari, pasi që sipas saj në rast se gjykimi mbahet i hapur për publikun, krijohen pasoja të pariparueshme për të dëmtuarën.

“.. rasti është mjaft sensitiv, ju e dini që në këtë lëndë ekziston edhe masa mbrojtëse me të cilën është ndaluar gjykimi publik, respektivisht është urdhëruar gjykimi jopublik. Arsyeja për këtë është mbrojtja e integritet të viktimës së dhunimit dhe me zbulimin e identitet të saj ishin shkaktuar pasoja të pariparueshme për personalitet dhe jetën e saj, kështu që kërkoj që ky gjykim të mbahet pa prezencën e publikut”, tha prokurorja Hajdari, shkruan Betimi për Drejtësi.

Ky propozim nuk u kundërshtua nga mbrojtësi i Vukotiq, avokati Lujubomir Pantoviq. Kurse, vetë Vukotiq tha se për të është njëjtë, pasi që në fund të procesit sërish dihet verdikti i gjykatës, duke u bërë publik i njëjti.

Në fillim të seancës, gjykatësja Namani ka bërë të ditur se aktakuza ndaj Vukotiq është ngritur  më 4 tetor 2023, i cili ngarkohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, dhe aktualisht i emëruar si krim kundër njerëzimit.

Lidhur me gjykimin tjetër ndaj Vukotiq, Gjykata Supreme e ka vërtetuar aktgjykimi e Gjykatës së Apelit, me të cilin ishte dënuar me 13 vite burgim lidhur me akuzat për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë. 

Gjithashtu lexoni:

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Policia me aksion në Ferizaj, 40 gjoba dhe 5 motoçikleta të konfiskuara

KFOR-i kryen stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror

Kthehet në rigjykim rasti në të cilin babë e bir ishin dënuar me 36 vjet burgim për vrasjen në Rahovec

Kjo është 19 vjeçarja që humbi jetën sot në vetaksident në Prizren

Kosova News 17/11/2023 17/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
12° _ 8°
77%
7 km/h
Mon
20 °C
Tue
20 °C
Wed
21 °C
Thu
20 °C
Fri
20 °C

Lajmet e Fundit

Biden diagnostifikohet me formë agresive të kancerit në prostatë
23:27 -18/05/2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
23:24 -18/05/2025
Nxënësi shkoi me granatë dore, evakuohet një shkollë në Britani
22:05 -18/05/2025
Bashkimi mposht Trepçën në finalen e pestë
21:39 -18/05/2025
Policia me aksion në Ferizaj, 40 gjoba dhe 5 motoçikleta të konfiskuara
20:55 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?